A është posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s e ardhmja e Boris Johnson-in?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë, emri i Boris Johnson përflitet se mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ndërsa mandati i Jens Stoltenberg përfundon vitin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar për The Telegraph nga figura të larta të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar. Së bashku me disa deputetë ukrainas ata po negociojnë që ish-kryeministri britanik të marrë udhëheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.

Ndër figurat që po lakojnë emrin e Johnson është edhe ish-ministri i Brexit, David Jones, i cili e quan këtë “një ide brilante”.

“Boris ka qenë në ballë të nismës perëndimore kundër Putin-it. Boris, ishte ai që shkoi në Suedi dhe në Finlandë dhe i bëri thirrje liderëve të të dy shteteve të aplikonin për anëtarësim në NATO”, tha ai.

 

 

Kjo do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por zërat kritikë mendojnë se në këtë iniciativë, Boris Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e Francës.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për “The Telegraph”, se ka një probabilitet të lartë që Emmanuel Macron të mos e votojë këtë propozim.

“E vërteta është se NATO-ja funksionon në bazë të konsensusit. Çdo shtet mund të vendosë veto-n. Vërtetë mendoni se Macron do ta emërojë Johnson si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Kjo do të ishte një sfidë në vete për çdo kandidat britanik, dhe pikë. Atij do t’i duhej mbështetja e SHBA-së dhe po-ja e Francës”, tha ai.

Të fundit

Elon Musk merr kontrollin e pagesave të Thesarit të SHBA-së

Bashkëpunëtorët e Elon Musk kanë marrë kontrollin e sistemit të pagesave të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, përgjegjës për...

Ambasadori britanik takon Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani. Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së...

Çfarë përmban ligji për amnistinë e viteve të punës para ‘94-ës, kush do të përfitoj

Ligji për njohjen automatike të të gjitha viteve të punës në periudhën e komunizmit ka marrë udhë tashmë me miratimin në Parlamentin e Shqipërisë,...

Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

Programi “El Chiringuito”, i prezantuar nga Josep Pedrerol, ka ofruar një panorama të shkurtër të intervistës së Edu Aguirres me Kristiano Ronaldon në “Los...

Elegante e strikte në veshje/ Seti i ri fotografik i Melania Trump si Zonja e Parë e SHBA

Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast ka realizuar një fotosesion si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara....

Lajme të tjera

Web TV