“Ukraina digjet, çifti Zelensky pozon”, kopertina në Vogue shkakton polemika!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, personazhi që ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë botës është padyshim presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka udhëhequr me sukses deri më tani një rezistencë popullore kundër ushtrisë së Vladimir Putinit.

Por papritur, Zelensky së bashku me gruan e tij dhe Zonjën e Parë, Olena Zelenska u shfaqën në kopertinën e revistës së famshme Vogue America.

Kjo ka ndezur gjakrat në rrjete sociale teksa të shumtë ishin ata që thanë se ‘njerëzit po vuajnë’ dhe se kjo lëvizje ishte tejet e patakt.

Në intervistën e tyre çifti ka folur për gati dy dekadat e tyre të martesës si dhe jetën në familje, sfidat si pasojë e luftës në Ukrainë etj.

Por si pjesë e kësaj interviste ata kanë bërë edhe një ‘seancë fotografike’ , një praktikë e zakonshme kjo, për këdo që bën një interiviste me revistën Vogue.

Një tjetër foto tregonte gruan e Zelenskit, e veshur me fustan të zi dhe pallto, duke pozuar para rrënojave të shkaktuara nga lufta, ndërsa ushtarët e ruanin atë, dhe kjo i ka shtyrë shumë njerëz ta kritikojnë Presidentin e Ukrainës dhe Zonjën e Parë.

“Gjatë një lufte, ju ose qëlloni kundërshtarin tuaj ose ju qëlloni… ” nga Vogue. (PS: Asnjë baba i flokëve dhe grimit nuk u dëmtua në krijimin e këtij kopertinë)”, shkroi një person në Twitter së bashku me një filmim një foto nga fotosesioni i çiftit për Vogue.

“Lufta nuk është Instragram”, “Lufta nuk është modë!”, “Ka njerëz që vuajnë”, ishin disa nga reagimet.

Ndërkohë një tjetër komentues shkruante me ironi se: “Asnjë nga punonjësit e grimit dhe flokëve nuk u dëmtuan gjatë krijimit të kësaj kopertine!”.

Lexo edhe :  Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e "BB VIP" zbulon lidhjen mes tyre

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV