Ky është formacioni i transferimeve më të mira të merkatos verore në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka patur shumë blerje të rëndësishme dhe disa zbarkime të mëdha në Premier League në merkaton e kësaj vere. Dhe edhe pse ka akoma kohë për goditje të tjera, shumë klube kanë arritur të mbyllin disa operacione të zgjuara.

Me 117 milionë sterlina (rreth 139 milionë euro), Arsenal është skuadra që ka shpenzuar më shumë deri tani, me Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, të dy të marrë nga City, që kanë qenë goditjet më të rëndësishme. Jesus ka shkëlqyer në fazën përgatitore me 4 gola në tri ndeshje miqësore dhe synon të jetë një nga kandidatët për këpucën e artë të Premier League në këtë sezon. Ka shumë mundësi që ai të garojë për çmimin prestigjioz të golashënuesit më të mirë në Premier League kundër blerjes së madhe të Cityt, Erling Haaland.

Raheem Sterling pritet të jetë një nga kandidatët për këpucën e artë të kampionatit anglez pas transferimit të tij te Chelsea për 50 milionë sterlina (rreth 60 milionë euro). Ai është një nga dy goditjet e londinezëve bashkë me Kalidou Koulibaly, por Thomas Tuchel ka një listë prej katër mbrojtësish si zëvendësues të mundshëm të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Pas zërave që kanë qarkulluar prej disa vitesh, Koulibaly do të ketë mundësinë të provojë veten e tij në Premier League, por ai mund të lihej në hije nga Lisandro Martinez, transferimi i të cilit te Manchester United për 46 milionë sterlina (rreth 54 milionë euro) është zyrtarizuar të enjten. ‘Kasapi i Amsterdamit’ shkon në Old Trafford me një reputacion të madh dhe shumë për t’i ofruar trajnerit Erik ten Hag, duke parë se ai mund të luajë në katërpozicione të ndryshme.

Lexo edhe :  Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Gjithashtu, Manchester United ka marrë edhe Christian Eriksen me kosto zero pas paraqitjes mbresëlënëse të danezit te Brentford sezonin e kaluar. Eriksen ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asiste për Brentford dhe ka treguar se ka akoma prekjen e tij magjike, që do të ishte një gjë shumë e mirë për mesfushën e Ten Hag. Edhe Tottenham ka qenë i interesuar për Eriksen para se të siguronte shërbimet e Yves Bissouma, një nga gjashtë blerjet e bëra nga Antonio Conte këtë verë.

Richarlison ka qenë më i kushtueshmi për 60 milionë sterlina (rreth 70 milionë euro), por Djed Spence mund të jetë goditja më e zgjuar e Spurs. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka siguruar ngjitjen në Premier League me Nottingham Forest sezonin e kaluar dhe ka një potencial të madh, kështu që mund të rezultojë një super goditje për vetëm 20 milionë sterlina (rreth 23 milionë euro).

Në fund, por jo nga rëndësia, blerja e Nick Pope nga Newcastle ka qenë gjithashtu një lëvizje e rëndësishme në këtë sesion të merkatos. Pope ka shumë eksperiencë në Premier League dhe është edhe një lojtar i kombëtares angleze, kështu që blerja e tij nga Burnley për vetëm 10 milionë sterlina (rreth 11 milionë euro) është një nga operacionet më të mira të merkatos së verës në Angli.

Të fundit

Parashikimi i motit për fundjavën, ja zonat ku do të ketë reshje shiu

Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me...

Dialogu me Serbinë, analistët: Çfarë e pret qeverinë e re?!

Pasi të formohet qeveria e re e Kosovës, përfaqësuesja për politike të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se bashkë me ndërmjetësin e...

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë Durrës- Dy raste të...

Lajme të tjera

Web TV