Si ta përballoni të nxehtin, kur nuk jeni në plazh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e nxehta e kanë goditur edhe vendin tonë prej ditësh dhe nëse ju duhet t’i kaloni në qytet, duhet të keni parasysh disa këshilla si t’i përballoni me sukses.

Ç’duhet të bëni për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve?

Qëndroni freskët.

Mund të tingëllojë e qartë, por nëse trupi juaj arrin nxehtësinë 40°C, kjo gjë kërkon ndihmë urgjente mjekësore, pasi mund të çojë në humbje të vetëdijes, mosfunksionim të organeve, madje edhe në pasoja fatale.

Kujdes ushqimin dhe hidratimin. Qëndroni vazhdimisht të hidratuar duke konsumuar ujë (dhe shmangni diuretikët si kafeina). Mos prisni të keni etje për të pirë ujë, pasi edhe nëse s’keni etje mund të jeni dehidratuar. Gjithashtu mundohuni të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë të ujit.

Shmangni orët e nxehta.

Nëse mundeni qëndroni në ambiente të mbyllura. Kufizoni lëvizjen në orët e nxehta dhe nëse është e mundur lëreni për në pjesët më të freskëta të ditës. Bëni kujdes me ushtrimet fizike.

Kujdes veshjet.

Mundohuni të mos e ekspozoni shumë lëkurën në temperatura të larta. Zgjidhni veshje lino dhe pambuk, që e lejojnë lëkurën të marrë frymë. Mbani gjithmonë një kapelë, syze dielli dhe mos harroni kremin mbrojtës.

Zgjidhni metodat e ftohjes që ju përshtaten. Nëse nuk keni (ose nuk e preferoni) kondicionerin, atëherë provoni freskueset ose bëni një dush të freskët në orët e nxehta. Nëse jeni jashtë sigurohuni të keni në çantë spraj për fytyrën, si dhe mbani me vete gjithmonë një termus me ujë të ftohtë.

Të fundit

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Lajme të tjera

Web TV