Irgen Çela reagon pas tragjedisë në New York: Ma copëtove zemrën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela i ka shprehur ngushëllimet familjes së Florind Belliu, i cili vendosi t’i jeptje fund jetën në mënyrë tragjike. 35-vjeçari shqiptar hodhi nga dritarja e katit të gjashtë partneren 28-vjeçare, Ornela dhe më pas u hodh vetë. Ngjarja ndodhi në New York ku çifti jetonte prej kohësh dhe kishin dy fëmijë të mitur.

Çela në një postim në Instagram  shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin, i cili kishte pasion aktrimin.

Çela: Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira.

 

Të shumta ishin mesazhet ngushëlluesve të miqve në rrjete sociale të cilët i kishin dedikuar fjalë rrëqethëse të riut. Nuk dihet ende arsyeja që çoi 35-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt kaq ekstrem duke lënë pas familjarët dhe fëmijët e tij të mitur.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV