Katër anije me grurë dhe vaj luledielli nisen nga Ukraina, 2 do të ankorohen në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë larguar të dielën nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt.

Miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në Ukrainë, duke kërcënuar me krizë ushqimore dhe rritje çmimesh në botë.

Javën e kaluar është shënuar hera e parë kur një anije është larguar me grurë nga portet ukrainase prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Anija e parë ka transportuar 27.000 tonë të misrit. Katër anijet që kanë nisur transportimin të dielën, do të inspektohen nga Turqia.

 

 

Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara më 22 korrik.

Sipas marrëveshjes, Rusia është pajtuar që të mos shënjestrojë anijet në transit. Pas inspektimeve, dy anije do të ankorohen në Turqi, ndërsa dy të tjera në Itali dhe Kinë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka shenja të qarta se procesi i eksportit të grurit është i sigurt dhe u kanë bërë thirrje kompanive që të kthehen në Ukrainë.

Marrëveshja është arritur për 120 ditë, dhe mund të zgjatet me pajtimin e palëve.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV