Transporti ajror më i zhvilluar se ai rrugor, Shqipëria e viteve ‘30-‘40!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë ajrin për të udhëtuar. Revolucioni botëror i lëvizshmërisë ka prekur edhe vendin, madje me një ritëm 4 herë më të shpejtë se shtetet e tjera europiane.

Por si ka qenë dikur?

Për shumë kohë Shqipëria kishte më të zhvilluar transportin ajror të brendshëm se sa format e tjera të transportit.

Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në kushtet e mangësive e vështirësive që paraqitej për transportin rrugor, tregtarët do të përdornin masivisht linjat ajrore të brendshme për të blerë e transportuar mallrat.

Asokohe, rezulton se në Shqipëri operonin rreth 40 avionë që përdoreshin për qëllime ushtarake por edhe për fluturime civile lokale dhe ndërkombëtare. Statistikat zyrtare të kësaj periudhe dëshmojnë një rritje progresive të numrit të fluturimeve civile, ku në vitin 1928 rezultojnë më shumë se 800 pasagjerë që kanë përdorur transportin ajror dhe në një periudhë 15 vjeçare numri i pasagjerëve arrinte në më shumë se 4 mijë.

Linjat ajrore do të manaxhoheshin në këtë periudhë nga shoqëria italiane “Ala Littoria”, siç duket nga një dokument i AQSH.

Thuajse çdo ditë zhvilloheshin fluturime nga Tirana në qytete të tjera të vendit, ashtu sikurse edhe në qytetet e vendeve perëndimore. Interesant është fakti se fluturimet drejt qyteteve jashtë vendit nuk bëheshin vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të vogla si Devolli, Peshkopia, Vlora apo Shkodra.

Ndërkohë, linjat ajrore të kësaj periudhe ofronin edhe zbritje për senatorët, ministrat e shtetit e këshilltarët, funksionarët e shtetit italian dhe shqiptar, prefektët, zyrtarët e forcave ushtarake italiane e shqiptare, gazetarët italianë, akademikët etj. Po ashtu, kishte edhe zbritje të tjera të tarifës nga 30 në 10 për qind, në varësi të funksioneve të personave që udhëtonin.

Lexo edhe :  3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

Të fundit

A është ky fundi i Pax Americana?

Nga Bret Stephens Në vitet 1990, ishte në modë të ankoheshe për atë që Hubert Vedrine, në atë kohë ministri...

Ku jemi ne shqiptarët?

Nga Ilir Demalia Ku jemi ne shqiptarët? Rëndom në Shqipëri diskutohet për “intelektualë” dhe “elitë intelektuale”. Në çdo bisedë darke në banaqet e TV-ve dëgjon shpesh deklarimin...

Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit për Gazën

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara ka...

Koalicioni PD-PL/ Meta nga “313-ta” tek lista e sigurt e Berishës

Ish-Presidenti Ilir Meta duket se do ta fitojë mandatin për deputetet nga qelia. Sali Berisha, aleati i tij besnik, e ka konfirmuar se janë...

Diaspora, regjistrim dhe votim edhe me dokumente të skaduara

Të gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse mund të kenë një dokumentet e identifikimi jashtë afatit. Qeveria vendosi...

Lajme të tjera

Web TV