Tirana mund Laçin 2-1 në fushën e tij, vendimtare dopieta e Muçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka triumfuar me rezultatin 2-1 sot ndaj Laçit ne fushën e këtij të fundit, ku kryeqytetasit kanë arritur të marrin trepikëshin falë një dopiete të talentit Ernest Muçi.

Sfida e mbajtur në Laç mes vendasve të Armando Cungut dhe Tiranës, ishte e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, ku skuadra kryeqytetase ia doli t’i mposhtë me përmbysje 2-1 kurbinasit.

Kjo falë dy golave të talentit Ernest Muçi, i cili ka qenë edhe lojtari më në formë sot për kryeqytetasit. Mbrojtësi Ignjatov në minutën e 28-të, kaloi vendasit në avantazh, ndërkohë që golat e Muçit në minutat 30-të dhe 78-të bënë të pavlefshëm golin e mbrojtësit serb.

Triumfi në transfertë përballë Laçit ishte mbyllja më e bukur që mund ti bënin këtij viti, një fitore me përmbysje që mban kryeqytetit në garën për titull.

Për Tiranën, kjo ishte fitorja e tretë radhazi për ekipin që ndryshe njihet edhe si ai i 24 herë kampionëve të vendit. Tirana tashmë është ngjitur në ventin e tretë në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Laçi zbret një vend më poshtë në kuotën e 25 pikëve./Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV