Regjistrohet viktima e shtatë nga coronavirusi në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka konfirmuar viktimën e shtatë nga coronavirusi. Një fermer 60-vjeçar nga Albettone (Vicenza), i cili frekuentonte bare në Veneto, kishte qenë në Codogno dhe qendrat e tjera në zonën e Lombardisë e cila është dhe qendra e shpërthimit të virusit, raporton Corriere Della Sera.

Masat e aktivizuara nga autoritetet lokale për të përmirësuar epideminë përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në karantinë, ndërkohë që në Lombardi janë mbyllur shkollat.

Epidemia e koronavirusit (Covid-19) që shpërtheu në Kinë në fund të vitit 2019, është përhapur në 28 shtete të tjera.

Italia është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, pas Kinës, mbi 77 mijë dhe Koresë së Jugut , 763 persona: sipas statistikave të fundit, në vendin italian janë 230 raste të konstatuara, duke llogaritur personat që kanë humbur jetën dhe ata që ishin të infektuar, por që u shëruan./Fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6...

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit anulon 45 fluturime

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa...

Studiuesit zbulojnë depozita të mëdha ari

Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3...

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur më ngadalë në muajin maj, në krahasim me prillin, kur inflacioni arriti nivelin më të lartë në...

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për...

Lajme të tjera

Web TV