Një histori dashurie që triumfon si në filma është kjo e çiftit italian të cilët ndryshuan identitetin e tyre dhe pas shumë vështirësive ia dolën që në fund të jenë bashkë.
Historia e dashurisë vjen nga Recanati (Macerata), Itali. Ajo u bë ai, Emanuele Loati, 25 vjeç, dhe ai u bë ajo, Maura Nardi, 41 vjeç, shkruan Ansa.
Ata gjetën identitetin e tyre, atë që u përkiste më shumë, që tashmë do të jetë e njohur nga shteti dhe nga bashkia e tyre e vendbanimit pasi u lëshuan dokumentet e reja nga zyra e gjendjes civile e Recanatit.
Maura ka qenë e verbër që në moshën 19-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të retinës dhe punon si operatore centrale për një organ publik. Kolegë, miq dhe qytetarë e mbështetën në rrugën e “tranzicionit” që ajo nisi në vitin 2018.
Në Recanati dhe pse një qytet i vogël lajmi u prit pozitivisht dhe me respekt.
“Të gjithë e mirëpritëm këtë vendim me kënaqësi, nuk kishte paragjykime, shpjegon Antonio Bravi, kryebashkiak i Recanatit.
Madje ai thotë se nëse vendosin ta bëjnë dasmën në Bashki, do të martohen atje me shumë kënaqësi.
‘Ne jemi një komunitet i hapur për të gjitha situatat. Një qytet kulture që shkon paralelisht me ndryshimet”, shprehet Bravi.