Atë e quajnë “Putini i vogël”, Vuçiç: Kurti do të jetë Zelensky i vogël!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiç pas tensioneve të 31 korrikut në veri të Kosovës.

Lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me Moskën ngritën pikëpyetje pasi Kremlini duket se po nxit trazira në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë, shkruan New York Times, duke shtuar se Vuçiç është lodhur duke u quajtur “Putini i vogël”, siç e akuzojnë disa, se gjoja synon të kryejë agresion kundër fqinjëve në Ballkan.

Si fillim, sipas New York Times, Vuçiç ka thënë me ironi në bibliotekën e pallatit presidencial se “Unë jam gati dy metra i gjatë”, duke aluduar në krahasimin e gjatësisë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, siç vë në dukje New York Times, pas komentit të Vuçiçit për shtatin e tij, ekziston një pyetje serioze që po e shqetëson Ballkanin dhe po preokupon diplomatët perëndimorë: A po e shfrytëzon Rusia, e zhytur në një luftë brutale në Ukrainë, Serbinë për të nxitur përçarje në Evropë dhe të ndezë një konflikt të ripërtërirë në ish-Jugosllavi për të larguar NATO-n nga beteja e ndezur në lindje?

“Trazirat në Kosovë dhe tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinën të shkaktuara nga Milorad Dodik, lideri i mbështetur nga Moska, dhe nacionalistët kroatë të vijës së ashpër kanë dërguar një paralajmërim se Rusia po përpiqet të nxisë tensionet, në heshtje, luftërat e viteve 1990”, thuhet në tekst.

New York Times kujton se si Putini ka përmendur vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në mbështetje të ndaljes së vrasjeve në Kosovë nga Serbia në vitin 1999 si një justifikim për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, për të cilin ai pretendon se është për të mbrojtur rusët etnikë në Donetsk dhe Luhansk.

Lexo edhe :  Greqia nuk gjen qetësi, ‘shkundet’ nga një tërmet me magnitudë 5 ballë

Shumica e vendeve perëndimore e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndryshe nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende evropiane.

Duke vënë në dukje se Serbia “mbetet i vetmi vend në Evropë që refuzon të sanksionojë Rusinë”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti Vuçiçin “Putini i vogël i Serbisë” në muajin prill. “Paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor nuk kanë qenë kurrë më të kërcënuara”, tha ai.

Vuçiç i hodhi poshtë akuzat e Kurtit.

“Kurti dëshiron të jetë ‘Zelensky i vogël’ duke luftuar kundër ‘Putinit të vogël’,” tha Vuçiç.

 

Të fundit

Valixhja e Tundimeve/I vodhën zarfet Gjestit,Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë!

Gjesti si lider i shtëpisë, mori një natë më parë nga “Vëllai i Madh” Valixhen e Tundimeve. Brenda saj ndodheshin...

Lazio zhgënjen ndaj Venezias, vetëm barazim

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Venezias. Pavarësisht rasteve në këtë takim, asnjë nga ekipet nuk shfrytëzoi rastet. Lacialët...

Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal

Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte...

Milan synon rikthimin tek fitorja në transfertën e Torinos, formacionet zyrtare

Milani luan në transfertë me Torinon në orën 18:00. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të Seria A pas eliminimit nga Championsi dhe tashmë sytë e...

Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV