Tifozët e Chelsea kërkojnë që Broja të jetë titullar në ndeshjen ndaj Tottenham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea do të presë në “Stamford Bridge” Tottenham-in në derbin e Londrës që do të luhet në javën e dytë të Premier Ligës. Trajneri i “Bluve”, Tomas Tuchel, duket se i ka idetë e qarta për formacionin që do të hedhë në fushë dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, pritet ta nisë nga stoli.

Gjithsesi duket se një pjesë e mirë e tifozëve të Chelsea-s, duan që 20-vjeçari shqiptar të jetë titullar në këtë përballje.

Arsyeja është sepse ata e shohin si një talent premtues për skuadrën dhe kërkojnë që të arrijë sa më shpejtë potencialin e tij, duke i besuar më shumë minuta në këmbë.

Me anë të një postimi në Twitter, njëri prej tyre u shpreh: “Kjo skuadër e Chelsea-s është plot me lojtarë të shtrenjtë dhe të talentuar. Gjithsesi, aty është një lojtar që unë dua ta shikoj të startojë përballë Spurs-ave këtë fundjavë dhe nuk ka kushtuar asnjë qindarkë. Ai njeri është Armando Broja. Është koha e tij!”.

Një tjetër arsye pse tifozët duan që sulmuesi shqiptar të jetë në fushën e lojës pikërisht përballë Conte-s, është se në sezonin e shkuar, Broja ishte protagonist me një gol në fitoren e ish-skuadrës së tij Southampton-it kundër Tottenham-it në transfertë.

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV