Fundi i euros? Ekspertët ngrenë alarmin: Do të ‘vdesë’ herët a vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të parën herë në dy dekada, këtë herë monedha e përbashkët europiane Euro u barazua barazohet në vlerë me Dollarin amerikan.

Për ekspertët, kjo është tregues i fortë i nisjes së recesionit. Shkak i thellimit të tatëpjetës së Euros është lufta në Ukrainë që ka zhytur në krizë të thellë sektorin e energjisë në vendet e Eurozonës, që varet nga importet ruse.

Por çfarë pritet? A e kemi afër “fundin” e euros?

Eric Noirez, një kritik i shquar i BE-së dhe anëtar i fushatës Generation Frexit në Francë, tha për Express.co.uk se euro është një sistem që ka arritur fundin.

“Por kjo nuk është shumë e habitshme, pasi euro ka qenë gjithmonë një sistem monetar totalisht jofunksional, të cilin europianët kanë dashur ta mbajnë gjallë me çdo kusht, përmes një dogmatizmi vërtet irracional. Në raport me PBB-në dhe aktivitetin real ekonomik të territorit të tij, Bashkimi Evropian është sektori ku janë krijuar paratë më artificiale vitet e fundit. Një çmenduri absolute!”, ka shpjeguar ai.

Charles-Henri Gallois, President i Generation Frexit, paralajmëroi se Banka Qendrore Evropiane (ECB) përballet me një “dilemë të madhe” dhe se një përpjekje për të trajtuar inflacionin që mund të çojë në një “kolaps të Eurozonës”.

Kritiku i BE-së pretendoi se shpëtimi i euros është një “gabim” dhe se kjo monedhë herët ose vonë është e destinuar që të “vdesë”.

“Shpëtimi i euros ishte një gabim. Euro është ndërtuar keq që në fillim dhe do të vdesë herët a vonë. Sanksionet ekonomike që ju godasin më shumë se Rusia janë krejtësisht marrëzi. Unë jam kundër pushtimit të Ukrainës, por ne duhet të ndalojmë sanksionet. Nëse nuk e bëjmë atë, Evropa do të përballet ndoshta me krizën më të madhe financiare të historisë së saj”, tha ai.

Lexo edhe :  Pse po bie Euro, sa i mundshëm është niveli 1-1 me Dollarin?

Sakaq, Europa është duke u përgatitur për një dimër “të ftohtë dhe të ashpër”, ndikuar kjo nga reduktimi i gazit rus.

 

Të fundit

Bllokuan rrugën në protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë, procedohen shtatë persona

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera...

7 protestat më të çmendura në histori

Gjithçka filloi rreth vitit 1150 para Krishtit, kur në Egjiptin e lashtë faraonit Ramses III iu desh të përballej me pakënaqësinë e ndërtuesve të tempullit të Tebës, të...

Njihuni me pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin. Edhe pse është një burim...

Analiza e DW/ Serbi – SHBA, miqësi e ardhshme e madhe transatlantike?

“Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA” ishte një kryeartikull në një gazetë në Serbi pas fitores së Donald Trump në zgjedhjeve presidenciale në...

Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha...

Lajme të tjera

Web TV