Kemi lënë pas një sezon të ngjeshur televiziv, që bëri për vete publikun. Tashmë personazhet janë duke pushuar, por duket se ethet e sezonit të ri, i kanë kapur tashmë. Nga ato që kemi mundur të mësojmë, televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin për shtatorin, ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun.
Pas shumë vitesh me mbrëmjen e të premtes që nis me “Mirembrëma Tokësor” në Tv Klan, duket se nga sezoni tjetër kjo gjë do të ndryshojë. Raportimet e fundit nga “merakatoja e verës” flasin për një lëvizje të Arjan Çanit dhe “Zonë e Lirë”, ndërsa në Klan do të vijë dikush që i mungon ekranit prej disa kohësh.
Po flasim për Luana Vjollcën, e cila vitin e fundit është fokusuar tek muzika dhe projekti “Thuaje”, ndërsa tani duket se është gati të rikthehet në ekran.
Sipas Kryefjala.com moderatorja e njohur do të marrë hapësirën e së premtes në Klan, por nuk dihet ende me cilin emision, ndoshta “Shiko Kush Luan” ose një format i këtij lloji, ndoshta me dicka tjetër.
Po Çani ku do të shkojë? Zona e tij e lirë, po sipas të njëjtas media, do të transferohet në Abc, me burime pranë televizionit që e kanë konfirmuar këtë, madje që në sezonin e ri, programin e gazetarit të njohur do ta shohim jo një, por dy herë në javë.