“Çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Ikni nga shtëpitë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe këtë vit shijoi “pak verë”, me temperatura rekord, të cilët arritën deri në 35 gradë celcius.

Mirëpo, shirat janë rikthyer, dhe aspak si zakonisht. Vendi do të përballet me stuhi shiu, breshëri dhe shkarkesa të mëdha elektrike.

“Bëhuni gati për të ikur nga përmbytjet!”, ky ka qenë paralajmërimi i autoriteteve britanike për qytetarët, pasi pritet një përkeqësim i motit.

Daily Mail ka publikuar pamje ku duket se si ujë vërshon furishëm në rrugët e qytetit duke shkatërruar biznese dhe rrezikuar jetën e njerëzve.

Meteorologët parashikojnë një përkeqësim të motit i cili do të shtrihet në pjesën më të madhe të ishullit. Ndaj autoritet kanë kërkuar që qytetarët që jetojnë në zonat që do të preken nga stuhitë dhe ciklonet duhet të marrin masa për tu larguar, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Ndërkohë ekspertët paralajmëruan se thatësira është larg përfundimit pasi vendit i duhen javë të tëra reshjesh për të rimbushur furnizimet. Ai vjen pas korrikut më të thatë të regjistruar në vend dhe gjysmës së parë më të thatë të vitit që nga viti 1976.

Të fundit

Paundi pëson rënie, euro “ngrin”/ Kursi i këmbimit, 10 Janar 2025

Sot, më 10 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot...

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë, mbeten pas prodhuesit kinezë

Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me markat e veta, Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in përfshihen...

Zjarret apokaliptike, Biden akordon fonde federale shtesë

Presidenti Joe Biden tha gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime...

Vranësira dhe shira të dobët/ Parashikimi i motit për sot, 10 janar 2025

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do...

Lajme të tjera

Web TV