Flet Silva Bino: Karantina, nuk ndërtojmë spitale të dedikura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silva Bino, specialiste e ISHP ka folur me më shumë detaje rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Mes të tjerash Bino u ndal edhe tek lajmi i përfolur së fundmi se në spitalin e Kavajës do të ndërtohet karantina.

Lidhur me këtë Bino tha se në Shqipëri nuk do ndërtohen spitale të dedikuara për shkak se ende nuk kemi një rast të konfirmuar.

Italia ka marrë disa masa të rëndësishme që na mbron të gjithëve ka vendosur një sistem karantine në Lombardi dhe në këtë mënyrë ka marrë një masë të rëndësishme edhe për neve.

Ne kemi marrë masa të tjera më të fuqishme, siç është përforcimi i evidentimin në Rinas, në porte të qytetarëve që vijnë në këto zona. Në mënyrë që asnjë rast të mos humbet dhe të kapet sa më shpejt

Ne nuk ndërtojmë spitale të dedikura për momentin. Jemi vend që nuk kemi raste, por duhet të mendojmë. Njerëzit e kanë marrë sikur po ndërtojmë një karantinë për murtajën.

 Sot është koncepti i izolimit. Ka karantine dhe vetëkarantinë, ka edhe karantinë vullnetare. Ju e keni parë që gjithnjë gjatë mbledhjeve të task forcës është diskutuar në mënyrën se si do të funksionojë.  Karantina moderne mund të jetë edhe në një pallat, ku është evidentuar dikush dhe ne do vendosim masa për evidentim, vendoset shiriti.

Durrësi, Kavaja dhe Tirana janë qytete që kanë lidhje me Italinë. Janë disa plane dhe duhet të zbatohen”, tha Silva Binotek “Mbrëmje në Abc”.

Të fundit

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Lajme të tjera

Web TV