Florenc Çapja kthehet nga Dubai? Shpallet në kërkim i ati, dyshohet se e ndihmoi për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim babain e Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjan.

Në një kohë kur Florenc Çapja shijon lirinë në Dubai, babi i tij 64-vjeç u shpall në kërkim për shkak se në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Babai i Florenc Çapja, Fejzulla Çapja do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Dyshimet janë të forta se Fejzulla Çapja ishte një bashkëpunëtor i afërt i Florenc Çapjas në kryerjen e ngjarjeve kriminale në emër të tij. Kjo përforcohet edhe nga akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Kujtojmë se Florenc Capja akuzohet për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Gentian Beqiri u vra më 15 Gusht 2012, ndërsa babi i tij Nezir Beqiri u rrah për vdekje në po të njëjtën ditë. Emri i Gentian Beqirit lidhet me vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.

I konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Çapja mësohet se është lënë i lirë nga policia e Dubait rreth një vit më parë. Kjo ka ardhur në një kohë ku në Shqipëri vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, ku SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Lexo edhe :  Partia Socialiste denoncon kandidatët demokratë: U futën në qendrën e votimit...

Por dyshohet se prej 12 korrikut 2021 ai është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi policia i ka hequr mbikëqyrjen.

 

Të fundit

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

“Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat...

Vllaznia-Egnatia, policia shoqëron një tifoz, kishte çantën me fishekzjarre

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve...

Lajme të tjera

Web TV