Shpërthim në një xhami në Kabul, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një xhami në Kabul gjatë lutjeve të mbrëmjes të mërkurën. Sipas policisë, numri i viktimave është i shumtë, por nuk specifikohen shifra.

Një zyrtar i inteligjencës taliban tha për Reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej. Kurse, Al Jazeera citoi një zyrtar të paidentifikuar të ketë dhënë një numër të vdekjeve prej 20.

Kurse, Spitali i Emergjencave të Kabulit njoftoi në Twitter se kanë pranuar 27 pacientë të plagosur nga shpërthimi, duke përfshirë një fëmijë shtatë vjeçar.

Dëshmitarët thanë për mediat se shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në një lagje veriore të Kabulit, duke thyer xhamat e ndërtesave aty pranë. Zyrtari i inteligjencës talebane, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit.

Imami i xhamisë ndodhet në mesin e të vrarëve.

Të fundit

Aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet/ Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që...

Shembet çatia në një qendër tregtare, të paktën 3 viktima dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u shemb në një qendër tregtare...

“E arrestuan edhe pse nuk kishte bërë asgjë”/ Veliaj nga burgu: Procesi i Kafkës vazhdon!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se e ndjen veten si nga personazhet...

“Meriton lapidar si Clinton”/ Rama batuta me qytetarin në Shkodër: Do ta lej me shkrim…

Kryeministri, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një prej banorëve të pranishëm në inspektimin e kantierit në Rrugën e Komanit. Qytetari e ka falënderuar Ramën...

“Nuk ka burg pa gjyq që na ndal”/ Veliaj poston videon me pamjet e Tiranës ndër vite

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos së ndarë, Veliaj shkruan se...

Lajme të tjera

Web TV