Covid-19 në vend/ Një humbje jete dhe 498 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

498 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Këto të dhëna vijnë pas 1412 testimeve të kryera në gjithë vendin. Sakaq një 72-vjeçar ka ndërruar jetë nga COVID. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

3,724 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

498 qytetarë, në këto bashki:

147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

Lexo edhe :  Veliaj në burg/ Rama: Ndalimi i panevojshëm, por s’mund të ndaloj ekzekutimin

Statistika (19 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 498

Të shëruar në 24 orë 521

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1412

Testime totale 1,948,919

Raste pozitive 324,095

Raste të shëruara 316,796

Raste Aktive 3,724

Humbje jete 3,575

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,578

Fier 480

Durrës 330

Vlorë 302

Korçë 203

Elbasan 186

Shkodër 161

Gjirokastër 149

Lezhë 141

Berat 119

Dibër 59

Kukës 16

Të fundit

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Ngrirja e financimit të Trump po shkakton panik

 Në ditën e tij të parë, presidenti ndaloi miliarda dollarë financime për projektet e energjisë së pastër të iniciuara nga Biden  Stephen Starr/ Columbus, Indiana Mike...

19 Shkurt 1473/ Lind astronomi i njohur polak, Nikolla Koperniku

Koperniku lindi në Torun, një qytet në Poloninë veriore, buzë lumit Vistula. Babai i astronomisë moderne, ishte shkencëtari i parë evropian modern që propozoi...

Lajme të tjera

Web TV