Champions League, ja si mund të rreshtohen sonte Napoli-Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli-Barcelona është dyshja tjetër përveç Chelsea-Bayern, që do të luajnë sonte për raundin e 16 të Champions League.

Në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në ‘San Paolo’, do të luajnë këto dy skuadra mirëpo do të kenë disa mungesa në formacione. Ky takim pati një sërë aludimesh ditët e fundit për shkak të përhapjes së koronavirusit në veri të Italisë, megjithatë u vendos që sfida të luhej.

Trajneri italian Gennaro Gattuso për këtë ballafaqim do të jetë pa Kalidou Koulibalyn, Fernando Llorenten dhe Kevin Macuit, që janë të lënduar, ndërsa në dilemë është paraqitja e Elseid Hysajt dhe Arkadiusz Milik.

Ndërsa tekniku i Barçës , Quique Setien, nga ana tjetër nuk mund të llogarisë lojtarët si, Jordi Alaba, Ousmane Dembele, Sergi Roberto dhe Luis Saurez, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Rui; Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Firpo; de Jong, Busquets, Rakitic; Messi, Griezmann, Fati./Fjala.al/

Të fundit

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Vetëm pak orë para dasmës, forcat izraelite vrasin fotoreporteren e Gazës

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku...

Lajme të tjera

Web TV