Lidhje me ‘spiunët’? I vodhën faqen, kryebashkiaku i Gramshit: Kam qenë drejtor i uzinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faqja zyrtare në ‘Facebook’ e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Në një status në profilin e tij personal, kryebashkiaku i Gramshit ai tregoi më herët gjatë ditës se deri në momentin që do të rimarrë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili i tij  personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Incidenti vjen 5 ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh nga dy rusët e dyshuar për spiunazh Mihail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov.

Me sa duket nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Klodian Taçe i kontaktuar nga gazetarja e Gazetës Expres për Shqipërinë Beklie Koltraka duke mos preferuar të drejtojë gishtin pa përfunduar hetimet, ka deklaruar se ai më parë ka qenë drejtori i uzinës mekanike të armëve që u sulmua nga rusët.

“Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja”, tha ai për Gazetën Express.

Nisur nga ky fakt lindin dyshime se sulmi ndaj faqes së tij në rrjete sociale mund të ketë lidhje me ngjarjen në uzinën e Gramshit. Gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve.

 

 

 

Të fundit

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

Nga ARTUR  AJAZI   Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë...

Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegoi në një intervistë për Ora News se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon që prindërit të jenë të...

Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës. Në njoftimin e vendimeve të miratuara sot nga Këshilli...

“Mirëdita nga burgu i Durrësit”/Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, ku prej një jave po zbaton masën e sigurisë “arrest me burg”. Reagimi i...

“Mosmirënjohëse!”, plas keq mes Rozana Radit dhe Livias

Pas spektaklit të së martës Livia dhe Rozana kanë diskutuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën. Duket se miqësisë së tyre i ka ardhur...

Lajme të tjera

Web TV