Itali/ Mattia, “Pacienti 1” po kurohet me ilaçe anti-SIDA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PAVIA, Itali/ Flet specialisti i coronavirus, në llogore kundër sëmundjes për 80 orë rresht: “Kam humbur llogarinë e kohës”. Raffaele Bruno është emblema e ndjenjës së përgjegjësisë për të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë punuar me ditë të tëra pa u kthyer në shtëpi ose pa parë familjen e tyre.

Doktor Bruno kuron edhe Mattian, 38 vjeçarin nga Castiglione d’Adda, që është simboli i pacientëve që po përpiqen të mbijetojnë. Ai konsiderohet si pacienti “numër 1”, pra i sëmuri i parë me corona në Itali. Fati i këtyre pacientëve i ka bashkuar në Poliklinikën San Matteo në Pavia, djepin e Infektivologjisë Italiane., bëjnë të ditur mediat italiane.

Maskë mbrojtëse e fortifikuar, mbulesë e papërshkueshme nga ambjenti i jashtëm, çizme, kapelë, doreza, të gjitha të bëra me materiale të posaçme – kështu doktor Bruno largohet nga Reanimacioni, për të na dhënë disa përgjigje për situatën.

Si trajtohet Mattia?

“Nuk mund të flas për raste të veçanta. Por trajtimi i tij është i njëjtë si për të gjithë pacientët në gjendje serioze, të shtruar në shërbim intensiv”.

Çfarë lloj terapie po përdorni?

“Nuk ka asnjë një kurë specifike për coronavirusin, sepse është një virus i ri që befas kaloi nga kafsha te njeriu. Ne jemi duke përdorur terapi egzituese, në një mënyrë të arsyeshme».

Cilat janë ato?

Është një koktej me ilaçe, ndër të cilat ekziston edhe një ilaç anti-HIV që nuk e përdornim më dhe tani e kemi rimarrë. Ne e administrojmë atë dy herë në ditë “.

Barnat e tjera?

“Po japim edhe Ribavirin, një antiviral i vjetër i përdorur për gripin, të cilin edhe ne e japim dy herë në ditë. Pastaj ka antibiotikë për të parandaluar infeksionet bakteriale që ne administrojmë katër herë në ditë.”

Lexo edhe :  Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Pse një ilaç anti-HIV?

“Substanca aktive është Lopinavir, një antiretroviral që i përket klasës së frenuesve të proteazës, një enzimë e pranishme në HIV dhe Coronavirus.”

A ka statistika mbi shkallën e suksesit të këtyre ilaçeve?

“Për momentin ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatet paraprake të cilat janë inkurajuese. Një statistikë afatgjatë është ende e pamundur. Këto janë trajtime që e kanë provuar veten e tyre si efektive në laborator. Dhe janë ilaçe që kanë përdorur tashmë edhe në Kinë dhe Kore “.

Të fundit

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes...

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje, thonë ata – duke grumbulluar...

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur...

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në...

Lajme të tjera

Web TV