A ka përgjegjësi shteti për “turistët” në Gramsh dhe Poliçan?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ekrem Spahiu

Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë viteve 2009-2013, i ngarkuar posaçërisht për zbatimin e projektit të demontimit të municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, pata mundësinë të njoh mirë rëndësinë e tre uzinave ushtarake në Poliçan, Mjekës dhe Gramsh. Të tria uzinat, të njohura në kohën e vet për potencialet si njësi prodhimi, u bënë po aq të njohura edhe për potencialet e demontimit të armëve dhe municioneve të tepërta e jashtë nevojave të FA, duke u kthyer në njësi po aq të rëndësishme për sigurinë e vendit nga municionet e armatimet shumë të vjetëruara, e kështu, shumë të rrezikëshme. Si të tilla, ato uzina ishin dhe mbetën pjesë e rëndësishme e infrastrukturës ushtarake të vendit dhe për këtë arsye, u disiplinuan ligjërisht në planin përkatës të përhapjes së FA, duke u siguruar e ruajtur me personelin, mjetet, procedurat dhe standardet përkatëse. Rreth dhjetë vjet pasi ka përfunduar me sukses ky proces, marrim vesh se në ‘to hyjnë deri edhe “turistë” të huaj, të cilët, pasi fotografojnë lirshëm, “u ndalkan” nga shërbimi i sigurisë dhe madje paskan edhe guximin e mjetet për t’u konfrontuar e për t’i qorruar rojet!

Shqipëria është një vend i lirë dhe i hapur, madje ka bilance pozitive pritjesh turistike, çka sigurisht i bën mirë vendit, prestigjit dhe ekonomisë së tij. Por nuk ka asnjë shtet në botë, që turistët, kushdoqofshin e ngado që të vijnë, të mos identifikohen nëse, nën mbulesën e turizmit, nuk fshihen elementë terroristë, kriminelë, trafikantë, agjentë të shërbimeve të vendeve armiqësore me Shqipërinë, etj. Për më tepër, Shqipëria, kuadri i sigurisë kombëtare të së cilës është i lidhur me kuadrin e sigurisë së NATO dhe BE-së, çka do të thotë se vendi ynë, krahas sigurisë së vendit, ka edhe detyrime të ndërsjellta sigurie kolektive.

Lexo edhe :  “Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

Rreziqet ndaj sigurisë së vendit dhe asaj të Aleancës janë bërë më të lexueshme sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. Prandaj edhe analiza, vlerësimi dhe kundërveprimi ndaj tyre është bërë më evident. Shteti dhe taksapaguesi shqiptar kanë angazhuar një dyzinë organesh ligjzbatuese për këtë qëllim, siç janë: Shërbimi Informativ Kombëtar, Policia e Shtetit, Policia Kufitare, Shërbimi Informativ Ushtarak, Policia Ushtarake, për të mos përmendur të tjera, të cilat, duhet të filtrojnë dhe kështu të parandalojnë aktivitetin e shërbimeve të huaja armiqësore në Shqipëri. Sigurisht një apo tre uzina ushtarake, tashmë me një status pothuajse simbolik si të tilla, në një kuptim, nuk përbëjnë sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Por ato përbëjnë sekrete për aq sa janë pjesë e infrastrukturës ushtarake, për aq sa sigurohen si të tilla me kapacitete njerëzore e teknologjike, pra, për aq sa janë objekte ushtarake dhe jo muzé për vizita turistike.

Në këtë kuptim të dytë, harta e objekteve ushtarake të vendit, ku përfshihen edhe uzinat ushtarake, sigurisht që përbën sekret. Në fund të fundit, e gjithë çështja e shumëpërfolur e “turistëve” në Gramsh dhe Poliçan qëndron pikërisht këtu: si i angazhon shteti organizmat e shumta të sigurisë kombëtare ndaj rreziqeve që i kanosen aseteve shtetërore dhe në këtë kuadër, ndaj hartës së objekteve ushtarake.

 

 

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV