VIDEO/ Legjenda e Juves, Pavel Nedved shfaqet në momente intime me tre femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavel Nedved, pasi përfaqësoi Juventusin në shortin e Champions League, u rikthye në Torino për të ndjekur në “Allianz Stadium” ndeshjen kundër Romës. Rutinë e zakonshme për ish-mesfushorin, “top i Artë”, i cili u bë protagonist në tribunë edhe në një dialog me trajnerin Roberto Mancini, i kapur nga kamerat, duke u fokusuar tek Bremer, gjykuar nga leximi i buzëve.

Mirëpo, në mbrëmjen e vonë të së dielës, emri i nënpresidentit aktual të klubit bardhezi u bë trend në rrjetet sociale për shkak të një situate që nuk ka lidhje me futbollin. Në fakt, është shfaqur një video që tregon një Pavel Nedved të ‘pacensuruar’.

Në përmbajtjen e cila në një kohë shumë të shkurtër u bë “virale” e shohim drejtuesin e Juventusit në qëndrime intime me tri femra. Në këtë video, ishmesfushori, në një klub me miqtë, po merret me një kërcim të veçantë. Nedved e lejon veten në një lloj “treni” me “vagona” shumë të afërt, pa frena, i kompletuar me përkëdhelje. Të qeshura dhe relaks i madh, që dikush e regjistroi dhe më pas e transmetoi. Gjithçka është postuar në rrjetet sociale, rreth 24 orë pas Juventus-Roma, edhe pse nuk ka siguri për kohën e festës së shfrenuar.

Nga ana tjetër, Nedved është një burrë sentimentalisht i lirë prej rreth nja dy vitesh. Sipas raportimeve nga Republika Çeke, ish-futbollisti është ndarë përgjithmonë nga gruaja e tij. Javët e fundit janë shfaqur zëra për jetën e re të dashurisë së Nedved me këngëtaren dhe aktoren e njohur Dara Rolins.

Kjo video nuk është e vetmja që është shfaqur në rrjetet sociale orët e fundit. Në fakt, janë publikuar edhe dy përmbajtje të tjera, që i atribuohen Pavel Nedved, edhe pse nuk ka siguri se është ai. Në njërën, të regjistruar nga brenda një klubi, shohim një burrë që lëkundet nga pas (i dehur).

Lexo edhe :  Besnik deri në vitin 2030-të, superylli i kombëtares gjermane rinovon me Bayernin

Në prag të rënies disa herë në rrugë, burri me flokë të dendur bjond dhe kostum mezi mbahet në këmbë. Në tjetrën, ballore dhe e regjistruar në të njëjtin vend, i njëjti person me flokë bjond ecën këtë herë me xhaketën në dorë në drejtim të klubit.

Pavarësisht përhapjes pothuajse të njëkohshme të të tria përmbajtjeve, duhet përsëritur se për momentin është e pamundur të përcaktohet koha e tyre dhe kur datojnë ato. E sigurt është se në pak orë është bërë “viral” emri i lavdisë së madhe bardhezi, kësaj here jo për topin.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV