Vrasja e një çifti në Tiranë ka tronditur vendin. Arsen Muskurti ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti për pronën, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e tij Nora Muskurti.
Nga policia janë ngritur postblloqe për të kontrolluar zonën.
Sipas informacioneve, dëshmitarë të shumtë që e njihnin çiftin tentojnë të shkojnë pranë vendit të ngjarjes. Janë lejuar për t’u kontaktuar nga agjentë të sektorit të vrasjeve dhe po shkojnë pranë ambienteve.
Ndërkohë dyshohet se motra e viktimës Nora Muskurti është duke marrë kontakt me hetuesit.