Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, pa dokumente në hyrje e dalje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot (1 shtator) nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë. Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po lëshohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.

“Masa është hequr nga pika kufitare në Bërnjak. Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, tha Sveçla.

Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve.

Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Qeveria ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Të fundit

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga...

“Lufta” me Adriatik Lapajn, Agron Shehaj nxjerr një tjetër dokument për vjehrrin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe...

Nuk pranoi ndarjen, 23-vjeçari rrëfen vrasjen e Ilaria Sulës: Trupin e futa në makinë

23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. E reja u zhduk më 25 Mars, por trupi i pajetë...

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 %

Pushtimi i plotë rus në Ukrainë dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje të interesit “për mbijetesën” në Spanjë. Kështu, ndërtimi privat...

“Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur”, Kallas: Po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për...

Lajme të tjera

Web TV