Rama në Rusi/ Takon sot shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e sotme me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Kryeministri shqiptar i cili ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020, do takohet sot me krerët e niveleve të larta mes tyre edhe me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov

Në këtë takim pritet të diskutohet për konfliktin me Ukrainën. Gjithashtu, Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.

Megjithatë, Edi Rama nuk do të ketë mundësinë të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Rama në drejtimin e OSBE-së ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.

Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qenë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

Të fundit

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi...

Dalin tezat e provimit, “anglishtja” bën xhiro në rrjetet sociale, reagon ministria

27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre për Gjuhën e Huaj, por si përherë, Matura Shtetërore u cenua nga nxjerrja e tezës. 40 minuta pas...

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet i dyshuari: Armën e hodha te…

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale). Policia e Tiranës bën me dije...

Lajmi i fundit: Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës

Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas burimeve, dorëheqja e Ermal Onuzit është dorëzuar te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ermal Onuzi i emëruar...

Më në fund! Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për paqen me Ukrainën

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës që nisi në shkurt të...

Lajme të tjera

Web TV