Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë.
Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot e Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj, dhe në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta e 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Selia e Shenjtë në Vatikan ka kujtuar Nënë Terezën me një film dokumentar, “Madre Teresa No Greater love” dhe me një monedhë të veçantë në vlerën euro e cila do të mbaj portretin e Shën Terezës.
Monedha është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve raporton Ansa.it.