Konfirmohet rasti i parë më koronavirus në Rumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rumania ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, personi i infektuar është një burrë që kishte udhëtuar tre javë më parë në Itali.

Sipas medias rumune Realitatea, personi i infektuar është futur në karantinë, në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin “Matej Bals”, në Bukuresht.

Deri më tani nga koronavirusi, Covid-19, kanë humbur jetën mbi 2.600 persona, në Kinë, ku edhe ka shpërthyer epidemia e më pas u zgjerua në 29 vende tjera të botës.

Rastet e konfirmuara me koronavirus kanë shkuar mbi 80 mijë, në Evropë situata është më e rënduar në Itali, ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë infektuar më shumë se 320.

Sipas mediave rumune, rreth 1.3 milionë qytetar të Rumanisë punojnë në Itali dhe kjo rrit ndjeshëm gjasat që virusi të shpërndahet më shumë në këtë shtet.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV