Kurti në takimin me Lajçakun: Kosova e angazhuar për dialog parimor me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë thuhet se u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Ai falënderoi Lajçak si dhe këshilltarët Plotner dhe Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Dumani i burgosur trazon politikën, ish-ministri në aferë?

Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë në Parlament kanë vënë në një...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2025

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Bregdeti dhe...

Ndiqni intuitën dhe mos merrni vendime të guximshme… Çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Një ditë stimuluese me ekuilibër mes punës dhe jetës private. Vendosmëria juaj do të sjellë njohje, sidomos...

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma...

Lajme të tjera

Web TV