Zyrtare/ Në Shqipëri s’ka asnjë rast coronavirusi të konfirmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmirësisht Shqipëria nuk prekur nga coronavirusi. Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht. Në 24 orët e fundit janë verifikuar 4800 udhëtarë  që vinin nga vendet që janë prekur nga virusi dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga coronavirusi dhe shfaqin, si temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, të kontaktojnë me autoritet përkatëse përmes numrit 127.

Ndërkohë  është vendosur fondi 1 milionë dollarë për vetëm shtimin e stokut të mjeteve spitalore për mbrojtje personale.

Ministria e Shëndetësi ka sqaruar se personi që humbi jetën mbrëmë nga Berati ishte i prekur nga gripi stinor dhe vuante më parë nga plomonia dhe se nuk ka asnjë lidhje me coronavisurin

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në mbledhjen e djeshme të Task Frocës, Ministria e Shëndetësisë alokoi edhe 1 milion dollarë për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale.

“Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Gjatë mbrëmjes së kaluar u testuan 13 raste të dyshuar, por rezultuan negativë. MSH, pas mbledhjes së djeshme, ka vendosur alokimin e 1 milion dollarëve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale. MSH siguron se janë mjetet e nevojshme në të gjitha pikat spitalore. Qytetarët që kanë temperaturë, ethe, kollë, të telefonojnë menjëherë në numrin 127”, tha Racakolli.

Të fundit

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto...

Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar vitin e ri 2025, të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura që...

U dëmtuan nga fishekzjarrët, lëndohen 10 persona në Durrës

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve. Në asnjë rast nuk ka pasur...

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj, çfarë parashikon rregullorja e re

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të...

A është e vërtetë që larja e rrobave në datën 1 janar sjell ters gjithë vitin?

Besëtytnitë e Vitit të Ri janë një pjesë thelbësore e zakoneve të disa kulturave, të cilat shumë njerëz i praktikojnë me synimin për të...

Lajme të tjera

Web TV