“Për të ndryshuar historinë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet Champions League dhe fokusi kthehet i gjithi tek supersfida e mbrëmjes: Bayern Munich-Barcelona. Ekipi katalanas kërkon të ‘thyejë’ mallkimin dhe të fitojë për herë të parë në Allianz Arena, kurse ekipi bavarez do të kërkojë të vazhdojë formën pozitive në Champions.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

Katalanasja Sport hap ditën e sotme me titullin: “Për të ndryshuar historinë”. Barça kërkon të fitojë për herë të parë në Allianz Arena me Lewandowski në më të mirën e tij.Prima Pagina Sport 13/09/2022

“Gabimi” ka shkruar e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport. Goli i Juventusit ishte i rregullt. “Shfajësohet Banti: “Nuk kishte asnjë imazh të Candrevës”.Faqja e parë La Gazzetta dello Sport 13/09/2022

Corriere dello Sport gjithashtu e kthen fokusin nga goli i anuluar i Juves: “VAR-i është i verbër”. Arbitrat: “Ne nuk pamë imazhet e golit të rregullt të Milikut”. Nga ana tjetër Roma fiton ndaj Empolit me protagonist absolut Paulo Dybala-n, i cili shënoi një super gold he assistoi për Abraham-in.Faqja e parë Corriere dello Sport 13/09/2022

“TURP” është titulli i torinezes Tuttosport. Skandali Juve-Salernitana: e nesërmja është edhe më keq! Hage: ‘Nuk i kishim imazhet’. Por VAR mund ta shihte Candrevën”.Home Tuttosport 13/09/2022

“Një gjigant në New York”, AS hapet me kampionin e botës në tenis. Alcaraz pas fitimit të US Open: “Unë nuk kam pasur një rrugë me trëndafila, ju duhet të vuani”. “Do të doja të luaja kundër Federerit, nuk e di nëse mundem”.Home AS 13/09/2022

Mundo Deportivo hapet me supersfidën në Champions League: “Tani po”. Barça kapet pas Lewandowskit për të thyer mallkimin e Mynihut, ku nuk ka fituar kurrë.Home Mundo Deportivo 13/09/2022

Prestigjozja Marca gjithashtu hapet me tenistin spanjoll: Alcaraz nuk ndryshon por dëshiron më shumë. “Unë do të jem gjithmonë i njëjti djalë”.Faqja e Parë Marca 13/09/2022

Lexo edhe :  Egnatia fiton dhe shkëputet në krye, zhgënjen Partizani/Barazim mes Bylisit dhe Elbasanit

“Ne dime si të gjuajmë” është titulli i Britanikes Daily Express Sport. Jurgen Klopp premton rikthimin e Liverpool tek fitorja.Home Daily Express Sport 13.09.2022

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV