Javë derbish, Tirana U-17 shkatërron Partizanin U-17

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana U-17 ka fituar finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit U-17 në atë që ishte një derbi i vërtetë.

Bardheblutë kanë shkatërruar të kuqtë e kryeqytetit me rezultatin 4-0 e ja kanë dalë që të marrin trofeun e Shqipërisë.

Kjo finale është dominuar e tëra nga ekipi i Tiranës, ndërsa golat kanë pasur si autorë Mecullin në minutën e 11 dhe në minutën e 57 dhe Bircajn në minutën e 65-ë dhe në atë të 86, duke realizuar të dy dopieta dhe së bashku bën një poker për bardheblutë.

Në këtë takim U-17 e Tiranës vinte pas fitores 7-1 me Dinamon, barazimit 0-0 me KF Shkodra dhe kualifikimit me penallti, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Shënkollin në shifrat 4-0.

Ndërsa U-17 e Partizanit vinte në këtë finale pasi mposhti Apoloninë 2-0, më pas fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut, në shifrat 1-0 eliminoi Vllazninë në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale skuadra e trajnerit Pelinxhi mposhti “Football Republic” me rezultatin 2-1.

Ditën e dielë do të luhet finalja për Kupën e Shqipërisë për skuadrat e U-19, takim në të cilin Tirana do të ketë përballë skuadrën e Shënkollit, ndërsa e premtja do të sjellë derbin më të madh në vend atë të ekipeve të para të Tiranës dhe Partizanit, sfidë që është e vlefshme për javën e 24-t të Superligësë./Fjala.al/

Të fundit

Termi Ilir/ E panjohura, gjurmë të etnonimit “Albani” nëpër shekuj

ILIR CENOLLARI/ 1. Etnonimi Albani shfaqet në shekullin e II të erës sonë (Ptolemeu i Aleksandrisë) ndërsa nga shekulli XI...

Angelina Jolie e ka të vështirë t’u besojë meshkujve pas përvojës me Brad Pitt

Divorci i Angelina Jolie nga Brad Pitt mund të ketë përfunduar, por aktorja e njohur nuk ka ndërmend të hyjë në një lidhje të...

Ish-mesfushori i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Në gusht 2014 ai nënshkroi për Juventusin, por u huazua menjëherë te Granada përpara se të transferohej te Cadiz. Mesfushori Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Shtatë dobitë fizike dhe shpirtërore të agjërimit gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit sjell më vete shumë dobi. Ndër to po ju rendisim shtatë: “NATA E KADRIT ËSHTË MË E MIRË...

Lajme të tjera

Web TV