Sinoptikani i famshëm grek ka një paralajmërim të fortë për Shkodrën: Do bien…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologu i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou, që ndjek me vëmendje dhe përkushtim edhe motin në Shqipëri e rajon, parashikon një përkeqësim të ri të kohës ditën e premte dhe kryesisht të shtunën në një pjesë të madhe të vendit, në zonat qendrore fillimisht, por më pas me reshje të dendura shiu dhe stuhi të fuqishme në ato veriperëndimore dhe veriore.

“Zonat në perëndim të Gadishullit të Ballkanit pritet të pranojnë shumë reshje shiu, veçanërisht disa qytete e fshatra në Mal të Zi dhe në Shqipëri, nuk përjashtohet që të përballen me probleme për shkak të këtyre reshjeve të dendura në 24 deri në 48 orët e ardhshme”,-tha Sakis Arnaoutoglou, sinoptikan ERT.

I pyetur nga TCH, ai ka shpjeguar përsëri se në epiqendër të kësaj vale disa orëshe të motit të keq do të jenë përsëri ato zona që u prekën edhe javën e kaluar dhe se reshjet e dendura të shiut do të regjistrohen përsëri në Shkodër, Kukës, Lezhë e zona të tjera veriore dhe veriperëndimore në kufi me Malin e Zi, ku mund të shkaktojnë edhe njëherë përmbytje.

“Shikoni këtu edhe nuancat më të errëta në rajonet e Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria në Mal të Zi, nuk përjashtohet që siç ju thashë në fillim, fenomenet kohore të kenë një karakter intensiv dhe të krijojnë probleme atje, nga e premtja në mëngjes deri në mesditën e së shtunës,”- tha ai.

Arnaoutoglou që ka parashikuar me saktësi shumë herë përmbytjet në Shqipëri, dhe me një rreth të madh ndjekësish shqiptarë edhe ne llogaritë e tij në mediat sociale, thekson se shirat do të shoqërohen me stuhi dhe vetëtima, ndërsa do të ketë ulje të temperaturës. Moti sipas tij do të bëhet shumë i paqëndrueshëm edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, kryesisht pas mesditës së të shtunës me shira, por edhe stuhi lokale të fuqishme. Përmirësim do të kemi të dielën dhe të hënën, por nuk përjashtohet që të martën e ardhshme, në 20 shtator të regjistrohen sërish në disa orë të ditës shira dhe stuhi lokale.

Të fundit

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

Lajme të tjera

Web TV