Ish-shefi i FBI-së lidhje me rusët?/ Rama: Është miku im, lëreni drejtësinë të flasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka mik ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë në SHBA për hetimet për lidhje me rusët. I pyetur nga qytetarët gjatë një komunikimi online, kreu i qeverisë tha se çështja me drejtësinë është një çështje që i përket atij në SHBA, ndërsa bëri thirrje që të pritet vendimi i drejtësisë në lidhje me hetimet.

‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm.’- u shpreh Rama.

Ish-agjenti i nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Një dokumenti i siguruar nga Insideri zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Të fundit

Dash Shehi zbulon detajet: Ja pse emigrantët do të votojnë kundër qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi foli në një emision televiziv foli për takimin e ardhshëm të...

Surrogacia e ‘martesa’ tek tarraca e bashkisë/Qytetarët marshojnë tek sheshi ‘Skëndërbej’

Qytetarët mbajtën sot një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave. Në shesh u...

E zuri poshtë porta prej hekuri, humb jetën 56-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Një 56-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës, dhe...

Drejtësia s’kursen askënd/ Çupi ironizon politikanët: Po ta dinin se vjen kjo ditë…

Analisti i njohur Frrok Çupi i pranishëm në një program televiziv foli për ndikimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili sipas tij nuk është...

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës, nga dita e nesërme (e premte 24 maj)...

Lajme të tjera

Web TV