Dendias merr shembull Ramën dhe ironizon Turqinë: Përkrahës i perspektivës europiane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika” dhe me epiqendër kryesisht marrëdhëniet greko-turke, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i pyetur për turneun e fundit Ballkanik të presidentit Erdogan dhe nëse është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Turqisë në rajon, është përgjigjur se ekziston shqetësimi të cilin ai e ka shprehur edhe me homologët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, për ndikimin jo vetëm të Turqisë. por edhe të fuqive  të tjera të cilat duke shfrytëzuar lidhjet historike, ekonomike dhe fetare përpiqen të depërtojnë në rajon.

“Vërtet që Serbia dhe Turqia për shembull kanë marrëdhënia të mira, por edhe Athina me Beogradin ruajnë një nivel shumë të mirë lidhjesh dhe të mos harrojmë” është shprehur ai, duke shtuar se shumica e shteteve në rajon kanë zgjedhur integrimin evropian si qëllim strategjik të tyre.

“Më lejoni t’ju jap një shembull: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e njoh mirë, mban marrëdhënie të përzemërta me presidentin turk. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të jetë një nga përkrahësit më të rëndësishëm të perspektivës europiane të vendit të tij. Një perspektivë e cila do të thotë se Shqipëria do të tjetërsojë plotësisht një kod parimesh dhe vlerash në kundërshtim me riekzaminimin kritik të historisë (revizionizmin).  Europa është e ardhmja e Ballkanit dhe jo rindërtimi i Perandorisë Osmane”, tha Dendias.

Dendias ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,ndërsa ka folur edhe për të drejtën e Greqisë të zbatojë zgjerimin e ujërave të saj territoriale me 12 milje edhe në zona të tjera, përveç atyre në kufij me Shqipërinë.

Lexo edhe :  “Me ‘shtëpi zemre’ jam nga Prishtina”, Spiropali: Kosova prioritet kombëtar i Shqipërisë

“Në janar 2021, pata nderin t’i propozoja Kuvendit të Greqisë, në emër të qeverisë, projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon, deri në Kepin e Tenaros, në 12 milje detare. Ky është një projektligj me rëndësi historike, pasi për herë të parë që nga viti 1947, Parlamentit iu kërkua të votohej për rritjen e zonës së sovranitetit kombëtar, duke ushtruar një të drejtë sovrane që rrjedh nga Konventa e OKB-së  mbi Ligjin e Detit.

Sipas nenit 1, paragrafi 2 i këtij ligji, vendi ynë shpreh qartë se rezervon privilegjin për të ushtruar këtë të drejtë përkatëse në rajonet e tjera të territorit. Prandaj shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje detare përbën një privilegj të patjetërsueshëm që buron nga e Drejta Ndërkombëtare dhe që vendi ynë do ta ushtrojë në çdo vend  dhe në çdo kohë që do të zgjedhë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare”. theksoi ai.

Të fundit

12 gjëra që duhet të bëni natën e Vitit të Ri, për një vit më të mbarë

Merrni një puthje mesnate Mund të duket sikur puthja e dikujt në mesnatë është një mënyrë për të treguar gëzimin...

Përplasja fizike me Flamur Nokën, reagon Shehaj: Opozita po mban në pushtet mazhorancën

Depueti i PD-së, Agron Shehaj  ka reaguar sërish pas sherrit me sekretarin e PD-së, Flamur Noka me të cilin pati edhe një përplasje fizike...

“Me Kurtin, Serbia shihet si viktimë”/ Haradinaj: Prej tij, Kosova nën sanksione

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me raportet me partnerët strategjikë. Gjatë fjalës...

Parashqevi Simaku do të këndojë sërish, ja ekrani se ku do të shfaqet

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do të jetë pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel. Këtë detaj e zbuloj biznesmeni Elton...

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Si pasojë e motit të keq, Porti i Vlorës bën me dije se duke nisur nga kjo e premte do të pezullohet lundrimi i...

Lajme të tjera

Web TV