“Një pajisje kishte probleme”/ Kjo është britanikja që u mbyt në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rebecca Gannon ose “Beccie” siç njihet ndryshe nga miqtë e saj është 29-vjeçarja britanike e cila vdiq të hënën gjatë nje zhytjeje në Sarandë.

29-vjeçarja nga Stone në Staffordshire vdiq pasi hasi vështirësi në eksplorimin nënujor me të dashurin e saj prej Robert Kerans.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, policia ka arrestuar pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, i cili quhet Saimir Kushova, 45 vjeç.

Britanikja që u mbyt në Sarandë

Zyrtarët thanë se ai po mbahet nën dyshimin për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar të quajtur Gerta Brozi.

I dashuri i viktimës, Robert Kerans thotë se ai dhe e dashura e tij kishin një certifikatë zhytjeje PADI(lloji certificatës) kur ndërmorën zhytjen në Sarandë:

“Unë dhe Rebecca mbërritëm në qendër dhe plotësuam një formular. Kemi qenë rreth 12 persona bashkë dhe kemi qenë tre instruktorë njëri prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe që unë e njoh, është Gerta Brozi.

Ajo kontrolloi pajisjet, por dukej se nuk i kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me pajisjet e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur. Ne hymë në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe.

Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur.”, shprehet ai.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion...

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6...

Gazetari përplaset me Luizin: Mashtrove me sëmundjen për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përplasur virtualisht. E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të...

Lajme të tjera

Web TV