Tek Bayern Munich kanë vendosur, ja se kush do të jetë zëvendësuesi i Lewandowski-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Robert Lewandowski-t ka lënë një gropë të madhe në shtëpinë e Bayern. Afrimi i Sadio Mane nuk po jep efektet që drejtuesit e klubit shpresonin, për këtë arsye gjetja e një “bomberi” është kthyer në prioritet kryesor. Në fakt Bayern e ka një emër, Harry Kane, një dëshirë e vjetër e Oliver Khan: “Kane është një ëndërr, të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh pak kohë më parë drejtori i Bayern.

‘Kicker’ përforcon edhe më shumë këtë ide, me të përditshmen gjermane që shton se Bayern ka nisur kontaktet edhe me drejtuesit e Tottenham pasi me agjentin e sulmuesit po flasin prej kohësh. Harry Kane ka një kontratë me “gjelat” deri në 2024, deri më tani nuk ka pranuar rinovimin, në këto kushte, Bayern do të bëjë gjithçka për të transferuar në Munih kapitenin e përfaqësueses angleze. Kane apo dikush tjetër, e sigurt është se Bayern në verë do të bëjë gjithçka për të gjetur një “bomber” të ri.Antonio Conte hails team man Harry Kane as striker hits milestones | The  Japan Times

Së fundmi u përfol për një interesim të Bayern për Vlahovic, por nga mediat gjermane kanë hedhur poshtë ketë opsion, në mënyrë kategorike sipas tyre, Bayern nuk e ka sulmuesin e Juves në listën e dëshirave.

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV