PS nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, sot mblidhet kryesia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00.

Mbledhja është thirrur nga kryeministri Rama. Në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023 do të vendosen nga kryesia e PS, ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet që kryeministri Rama të bëjë ndarjen e kryebashkiakëve në tre kategori: kush do të rikandidohet, kush nuk ka asnjë shans dhe kush nga emrat është në pikëpyetje.

Por siç është raportuar në media, mësohet se emrat nuk do të dalin sot.

Megjithatë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është një “emër i djegur.” Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama, Leli nuk do të rikandidojë më për të qenë në krye të bashkisë së Vlorës.

Të fundit

Insektet do të bëhen ushqim i zakonshëm i tryezave për një arsye shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet...

Ben Affleck ndahet sërish nga Jennifer Lopez

Lajmet më të fundit nga bota e showbiz-it, janë se aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez, janë ndarë sërish. Martesa e tyre e dytë...

Turistët preferojnë urbanët/ Lëvizin në kryeqytet me mjete publike

“Çdo ditë në qender të Tiranës shohim grupe të shumtë turistësh të huaj, të cilët vizitojnë pika të ndryshme të kryeqytetit.. mirëpo kohët e...

Romeo rrëfen për herë të parë momentin më të bukur që ka përjetuar në “BBV” (Video)

Aktori Romeo Veshaj ka rrëfyer për herë të parë momentin më të bukur që ka kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Konkurrenti tregoi se...

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

Analisti  Eduart Zaloshnja, i ftuar në News 24 ka sjellë të dhëna mjaft interesante të një sondazhi që ka realizuar në lidhje me zgjedhjet. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV