PS takim me emigrantët në Greqi, Gjiknuri: Investoni kursimet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Sekretari Organizativ Blendi Klosi, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore Eridian Salianji, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv. Ministrja e Jashtme Artemis Dralo zhvilluan një takim me  strukturat e PS dhe mbështetës që jetojnë e punojnë në Selanik.

Pasi njohu bashkëbiseduesit me reformat e ndërmarra në Shqipëri, Gjiknuri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur emigrantët kudo që ata janë.

“Diskutuam mbi problematikat me të cilat ndeshen emigrantët dhe atë çka ne mund të bëjmë që në bashkëpunim me autoritetet greke të mund t’i adresojmë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndërkaq të gjitha masat për të përmirësuar shërbimet konsullore e gjendur sa më pranë çdo bashkatdhetari”, shkruan Gjiknuri në postimin në FB.

Numri dy i PS nënvizoi se Shqipëria tashmë u garanton emigrantëve të drejtën e votës në Kod. Ai u bëri thirrje atyre që të shprehur vullnetin politik në zgjedhje.

“Gjithashtu, i informuam për atë çka po bëhet në Shqipëri jo vetëm për t’u përballur me sfidat e kohës por për të shëndoshur ekonominë dhe zgjeruar mundësitë që kursimet e tyre emigrantët të vinë t’i investojnë në Atdhe. E drejta e votës së tyre tanimë e sanksionuar në Kod garanton shprehjen e vullnetit politik edhe nga vendet ku jetojnë, por rasti i Greqisë tregon më së miri se ata e kanë gjetur gjithnjë rrugën për të shprehur mbështetjen me votë qoftë dhe duke u kthyer ne Atdhe në ditën e zgjedhjeve pa pritur bërjen realitet të votës në distancë”, shtoi më tej Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike që u ka kushtuar vëmendje bashkatdhetarëve tanë në Greqi.

Lexo edhe :  Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

“U ka përcaktuar mandate të posaçme në forumet më të larta drejtuese teksa jemi tanimë drejt përmbylljes edhe të ristrukturimit të degëve tona për të qenë sa më aktiv e prezent në terren. Krijimi i rrjetit të organizatave dhe koordinimi me strukturat e diasporës në çdo bashki do të jetë garancia më e mirë për rezultatet që presim të arrijmë sëbashku”, deklaroi Gjiknuri.

 

Të fundit

Gati Diella në e-Albania, Rama: Ndihmësja zadrimore sapo ka dalë nga inkubatori i AI

Për disa muaj e-Albania do të ketë edhe një asistente virtuale që do të ndihmojë përdoruesit përmes zërit. Lajmin...

“Na vjen keq”, TikTok “fiket” në SHBA!

TikTok nuk priti ditën e përcaktuar, por disa orë para se ligji që e ndalon në SHBA të hynte në fuqi, mbylli funksionin e...

Kthjellime dhe temperatura të ngrohta/ Parashikimi i motit për sot

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore...

Çfarë duhet të dini për inaugurimin e Trump si president

Presidenti i sapozgjedhur Trump do të inaugurohet të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, DC. Dita e Inaugurimit – me...

Horoskopi ditor, 19 Janar 2025

Dashi Yjet do të jenë mjaft të favorshëm gjatë kësaj dite, ku parashikohen zhvillime të reja në fushën e ndjenjave. Ata që janë vetëm duhet...

Lajme të tjera

Web TV