S’ka konsensus për detin, Rama takohet me Mitsotakis: Do bëjmë të qartë synimet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi për çështjen e detit në mënyrë që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Lajmi është pranuar nga vetë kryeministri Edi Rama në Pragë ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian. Për këtëç ështje, Rama dhe Mitsotakis zhvilluan një takim në kryeqytetin çek.

“Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces dhe ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër, kërkon kohën e vet. Pra, nuk kemi një konsensus mes palëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, Rama bëri me dije se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e diskutimit me Bashkimin Europian për të përballuar krizën energjetike.

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV