E rëndë në Sllovaki, vriten dy persona pas një sulmi në një bar të komunitetit LGBT!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave në një bar për pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

I dyshuari është gjetur i vdekur në mëngjesin e së enjtes, ka thënë policia. Informacionet për motivin e sulmit nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, mediat lokale kanë raportuar se ai ka pasur disa postime në rrjetet sociale, në të cilat kuptohet se ka pasur qasje kundër komunitetit LGBT dhe hebrenjve.

Sipas mediave, sulmuesi ka qenë sllovak dhe djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë. Të enjten, kryeministri sllovak, Eduard Heger, e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo formë e ekstremizmit është e papranueshme.

Ndërkohë, presidentja, Zuzana Caputova, u ka bërë thirrje politikanëve shtetërorë që të mos përhapin urrejtje. Ky rast, që dyshohet se është krim mbi baza të urrejtjes, ka rikthyer thirrjet për t’i dhënë fund homofobisë në Sllovaki.

Në këtë shtet, relativisht konservator të Bashkimit Evropian, nuk janë të lejuara martesat e personave të gjinisë së njëjtë./REL

Të fundit

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të...

“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet...

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat, dua dënim përjetë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Në deklarimin...

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i cili duket si një kukull...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Lajme të tjera

Web TV