Ministrja Shahini sulmon Saimir Kodrën? “Ngacmojnë trupat e grave që vallëzojnë në emision”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalimit të mbajtur në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, Besa Shahini, ministre e Arsimit, duke se ka zgjedhur të sulmojë moderatorët e emisionit “Stop” në Tv Klan, Saimir Kodrën dhe Gent Zenelajn.

Stop ka transmetuar ditët e fundit një skandal të madh në Liceun e Fierit ku denoncohen mësuesit si të përfshirë në afera seksuale me nxënëset. Disa prej pedagogëve veprojnë si “grup i strukturar” duke i rekomanduar nxënëse njëri-tjetrit dhe duke u mbrojtur nga denoncimet.

Për këtë skandal nuk ka asnjë marrje përgjegjësie nga Ministria e Arsimit.

E megjithatë, ministrja Shahini duket se ka ironizuar denoncimet e “Stop” duke përdorur formatin e emisionit dhe velinat që qëndrojnë në krah të moderatorëve.

“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”, u shpreh ndër të tjera Shahini.

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV