Nëshkruhet marrëveshja/ Nga e hëna këto shërbime do ofrohen online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AKSH ka nënshkruar një marrëveshje me Dhomën Kombëtare të Noterisë dhe duke nisur që nga e hëna, një sërë shërbimesh do të ofrohen tashmë online.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, u shpreh se ajo që po ndodh me shërbimet online është epokale, ndërsa ka renditur shërbimet që do të ofrohen.

Fjala e plotë:

Para disa ditësh i ftuar në një emision të mbrëmjes, i pyetur deklarova “Kadastra nuk përbën më lajm”.
Pa kaluar java, detyrohem t’i bie hashá asaj që deklarova, sepse sot jemi këtu bashkarisht me Dhomën Kombëtare të Noterisë për një lajm të mirë, për të firmosur Protokollin Teknik të Marrëveshjes së Përbashkët ASHK-DHKN.
Marëveshja e firmosur para dy vjetësh midis nesh, hodhi bazat e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke mbetur sidoqoftë në nivelin e drejtimeve që do të ecnim për të ardhmen.
Për më tepër, në këto dy vjet, Qeveria Shqiptare implementoi reformën e dixhitalizimit të shërbimeve, reformë në të cilën shërbimet e Pronësisë përbëjnë një nga shtyllat kryesore.
Kjo kërkoi që Kadastra të rishikonte gjithë sistemin e marrëdhënieve me aktorët e bashkëpunimit ku shërbimi i Noterisë është një prej aktorëve kryesorë.
Theksoj këtu që, prej Mesjetës prona ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me Noterinë. Mjafton këtu të kujtoj që ne sot dimë se ku kishte blerë një banesë Skënderbeu në Venecie, sepse ekziston dokumenti noterial i kësaj kontrate; por nuk dimë se ku banonte në Krujë, sepse nga noteri i Krujës nuk na ka mbetur asgjë.

E them këtë, jo për t’i bërë reklamë noterisë, sepse ky shërbim ka ende shumë mangësi, ashtu sikundër edhe Kadastra ka shumë mangësi, por për të theksuar që prona pa një shërbim noterial profesional, të avancuar dhe modernizuar, nuk garantohet dot.
E pra sot, në epokën digjitale, pjesa kyçe e këtij modernizimi, qëndron në marrëdhëniet digjitale midis dy institucioneve tona. Pikërisht gjithë këtë ngrehinë e bën funksionale protokolli teknik që po firmosim sot.

Më konkretisht, të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, përmes firmosjes elektronike të noterëve.
Kjo gjë do të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e operacioneve, pasi dokumentacioni pronësor tashmë do të përcillet nga noteri drejt Kadastrës në rrugë elektronike.
Në mënyrë fundore ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat.
Dhe e gjitha, do të bëjë të mundur pajisjen me shërbimin e kërkuar brenda 48 orëve nga konfirmimi i pagesës për aplikimin e kërkuar.

Lexo edhe :  Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Duhet thënë që për vitin 2021, u lëvruan nga Kadastra rreth 1,52 milion shërbime, prej të cilave 50% e tyre u aplikuan përmes noterëve.
Kjo gjë flet nga njëra anë për rëndësinë e shërbimit noterial në shërbimet e dhëna; dhe, nga ana tjetër, për ndërgjegjësimin e popullsisë në rëndësinë dhe rolin e noterisë kur kryhen transaksione me pronën.
Këto janë 8 shërbimet e para, por kësaj liste sipas tempistikës së parashikuar nga Protokolli, do t’i shtohen njëri pas tjetrit edhe shërbime të tjera në vijim.
Siguria e të gjithë këtij ndërveprimi, do të garantohet nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit (e-albania), duke bërë autentifikimin dhe certifikimin e aplikimeve që shkëmbehen ndërmjet tyre.

Përfundimisht:
Ajo që po ndodh aktualisht me shërbimet “on line” është epokale si reformë dhe, që prej një viti që kemi filluar implementimin, po ndryshon si nata me ditën shpejtësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Ajo që po ndodh me shërbimet “on line” është epokale edhe në kuadër të uljes në nivele historike të prekjes së xhepave të qytetarëve. Kjo sepse mund të korruptohet njeriu, por jo sistemi.

Llojet e shërbimeve që, nga e hëna, do të ofrohen përmes nënshkrimit elektronik në noterëve:
1. Regjistrim i kontratës së shitjes
2. Regjistrimi i kontratës së dhurimit
3. Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia
4. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë.
5. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë me vlerë nga 1 milion deri 10 milion lekë.
6. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000.000 lekë.
7. Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme.
8. Regjistrimi i kontratave të shitjes, dhurimit, me rezerve / kusht të pasurisë së paluajtshme.

 

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV