Përhapja e koronavirusit arrin në 50 shtete, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat mbi koronavirusin COVID-19 sa vijnë e shtohen, po ashtu edhe numri i të prekurve në të gjithë globin. Virusi ka mbërritur në çdo kontinent, përveç Antarktidës, duke shënuar 82.411 të infektuar deri në mëngjesin e djeshëm. Ndërlikimet në shëndet vazhdojnë, teksa mjekët dhe shtëpitë farmaceutike ende po punojnë për gjetjen e një vaksine kuruese. COVID-19 u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019-ës në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë deklaroi se shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të kthehet në karantinë. Sipas deklaratës së bërë publike nga mediat, kreu i shtetit pohoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë është siguruar që kjo godinë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

Përhapja në botë

Përtej Kinës dhe vendeve kufitare, virusi ka infektuar edhe qendrën e Evropës. Ditën e mërkurë Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi për herë të parë përhapjen e këtij virusi nga vendi origjinë në vende të tjera. Në veri të Italisë numërohen më shumë se 400 raste dhe 12 të vdekur të cilët i janë shtuar bilancit të 2808 vdekjeve të shënuar nga ky virus në të gjithë botën.

Koronavirusi ka treguar raste të shpërndarjes së tij në disa rajone të Italisë, duke përfshirë edhe Jugun e Italisë në zonën e Puljas. “La Republica”, të cilës i referohet “AgroWeb.org” raporton se rajone të tjera të prekura janë Veneto, Emilia Romania, Liguria, Piemonte, Lacio, Sicilia, Toskana dhe Lombardia, ku shënohet edhe numri më i madh i të infektuarve që arrin në 305. Raste të reja në afërsi të Shqipërisë janë konfirmuar në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Lexo edhe :  Rusia pretendon se ka kapur një tjetër qytet kyç në Ukrainë

Mësohet se të prekurit në këto vende ishin kthyer nga Italia vetëm disa ditë më parë dhe po mbahen të izoluar në karantinë. Ndër vendet e fundit që kanë regjistruar të prekur nga koronavirusi COVID-19 janë Danimarka, Norvegjia dhe Estonia.

Situata në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me këtë virus. “Deri dje janë testuar 13 raste të dyshuara me infeksionin e sipërm dhe histori udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, rastet kanë rezultuar negative nga testimi në laboratorin e virologjisë në ISHP”, – thuhet në njoftimin nga Ministria. Kontrollet në pikat kufitare të Shqipërisë vazhdojnë. Prioritet kanë personat që vijnë nga vende të infektuara si Kina apo Italia.

Çfarë pritet të ndodhë

Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC lajmëroi dje se Amerika duhet të përgatitet për një situatë pandemie. “Situatat në të cilat ndodhet globi sot të çojnë në përfundimin se ky virus do të shkaktojë një pandemi botërore”, – kështu u shpreh për mediat An Shuçat, zëvendësdrejtore e CDC.

Sipas ekspertëve, tani nuk është e rëndësishme të diskutohet se a do të ndodhë shpërthimi i kësaj pandemie, porse kur kjo do të ndodhë, sa vende do të infektohen dhe sa persona mund të rrezikojnë jetën nga ky komplikim. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë kreu i OBSH-së bëri thirrje për të treguar kujdes maksimal, duke mos përjashtuar as mundësinë e përhapjes së pandemisë botërore./AgroWeb.

Të fundit

“Me Veliajn jemi miq,po rrëmoni në vendin e gabuar”/Balluku rrëfen marrëdhëniet Erion…

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj...

Berisha akuzoi Pandeli Majkon se ra në përgjimet e SHISHSPAK zbulon nëse po hetohet

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka deklaruar se nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të Pandeli Majkos, pas akuzave të kreut...

Vrasja e Artan Kajas në Itali/ Bashkëatdhetari dorëzohet dhe pranon krimin në polici

Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori. Ka qenë vetë...

Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj “Sy më sy” një komentuesi në rrjetet sociale nëse “mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosnin panele diellore...

Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh, domethënia pas emrit të stërmbesës

Presidenti Joe Biden u bë stërgjysh të mërkurën, kur mbesa e tij, Naomi Biden, solli në jetë një djalë. Ky është një moment historik,...

Lajme të tjera

Web TV