Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ngrohtë, ftohtë, lagështirë? Çfarë u duhet viruseve për mbijetesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do të zhduket virusi korona me rritjen e temperaturave? Virologu Tomas Piçman shpjegon se përse pranvera vërtet na jep shpresë e përse gratë janë qartësisht në avantazh në luftën kundër sëmundjes prej virusit.

Shpresa është që në pranverë gjithçka do të bëhet më mirë. Nëse shkon mirë, virusi i ri korona, i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Pranvera me temperaturat në rritje do t’i jepte fund atij e kësisoj i gjithë ky tension do të kalojë. Sezoni i virusit korona do të zbehej po ashtu si edhe vala e gripale, që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit.

Kaq për sa i përket shpresës. Por nëse virusi SARS-CoV-2 do të ketë të njëjtin mutacion sikurse dëshirohet, këtë nuk mund ta thonë me precizion të saktë as virologët sikurse thekson edhe Tomas Piçman “parë rreptësisht dhe për ta thënë sinqerisht nuk mund të parashikohet një gjë e tillë, sepse ne nuk e njohim këtë virus”.

Piçman është virolog molekular dhe studion në qendrën për studimet eksperimentale dhe klinike të infeksioneve, e quajtur “Twincore”, në Hanover. Ai merret me të ashtuquajturat viruse RNA – te të cilat bën pjesë p.sh. edhe virusi i hepatiti C. Edhe SARS-CoV-2 bën pjesë në këtë grup.

Virus? I panjohur!

“E veçanta në këtë virus është, që njeriu konfrontohet për herë të parë me të. Prej të dhënave, që kemi nga Kina, mund të arrish në konkluzionin, që virusi vetëm një herë ka kaluar nga një kafshë tek njeriu e është përhapur në këtë mënyrë”, – thotë Piçman. Me fjalë të tjera, ndryshe nga viruset e influencës, me të cilat pothuajse kushdo ka kontaktuar një herë, sistemi ynë i imunitetit nuk është i përgatitur për një sulm prej virusit korona.

Kësaj i shtohet edha fakti, që hemisfera veriore aktualisht është perfekte për përhapjen e shpejtë të viruseve. Nga njëra anë është temperatura. Viruset aspiratore, pra ato që përhapen përmes aparatit të frymëmarrjes, e kanë shumë të lehtë, kur është ftohtë. “Viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta. Ngjashëm si me ushqimet, që në frigorifer qëndrojnë më gjatë”, – shpjegon Piçman.

Ftohtë dhe thatë, ju lutem!

Sa më ngrohtë bëhet, aq më të vështira bëhen kushtet për viruset. “Virusi korona është i rrethuar nga një shtresë ipide, pra yndyrore”, – thotë Piçman. Kjo shtresë nuk i reziston të nxehtit, ndaj virusi me rritjen e temperaturave do të ngordhë shpejt. “Viruse të tjera, si ai noro janë më të qëndrueshëm, sepse ato përbëhen nga proteina dhe molekula trashëguese”.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng boronice të kuqe

Për viruse të tjera temperatura luan gjithashtu rol sekondar. Viruse dengue shfaqen kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Kjo nuk ka të bëjë aq me atë që ato preferojnë të nxehtit, por me faktin se zonat e ngrohta janë habitati i mushkonjave që e përçojnë këtë virus. “Rolin kryesor për përhapjen e këtij virusi në këtë rast nuk e luan temperatura, por insekti ose kafsha që e transmeton virusin”, – thotë Piçman.

Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në përçimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes. Nëse viruset dalin jashtë përmes një teshtime të fortë nga personi që është prekur prej tyre, ato qëndrojnë në ajër. “Në ditët me të mot të thatë bulëzat nga frymëmarrja me viruset që mbajnë brenda qëndrojnë më gjatë në ajër, sesa kur ajri është i lagësht”, – thotë Piçman.

Në këtë mënyrë viruset përhapen shumë shpejt. Sidoqoftë, fillimisht ato përhapen në heshtje dhe fshehurazi. Nga kontakti i parë me virusin deri në shfaqjen e simptomave të para mund të kalojnë disa javë. Kohëzgjatja e inkubacionit varet nga tiparet dhe biologjia e virusit.

Kromozimi i dyfishtë X dhe estrogjenet

Temperaturë, dhimbje dhe dridhje janë simptomat tipike të një sëmundjeje virale dhe shenjat që trupi i lufton viruset që kanë depërtuar në të. Se sa e suksesshme është kjo luftë, varet jo vetëm nga mosha dhe gjendja shëndetësore e të infektuarit, por edhe nga seksi. Edhe në rastin e virusit korona shifrat flasin, që femrat kanë shanse më të mira për ta përballuar krahasuar me meshkujt. Kuota e vdekshmërisë te burrat me 2,8 për qind është dukshëm më e lartë se te gratë me 1,7 për qind.

“Kjo ka nga njëra anë arsye gjenetike, – thotë Piçman, – sepse disa gjene relevante për imunitetin, p.sh. gjenet që janë përgjegjëse të njohin ngacmuesin, janë të koduara në kromozomin X”. Meqenëse femrat kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, atëherë gjinia femërore është në avantazh të jetë më e mbrojtur. Edhe hormoni femëror estrogjen i ndihmon gratë, që të mbrohen ndaj sëmundjeve virale. “Disa gjene relevante në aspektin imunologjik kanë edhe elemente lidhëse për estrogjenet, atje ku aktivizohen këto gjene. Kjo do të thotë që këto gjene komandohen edhe prej hormoneve”, – shpjegon Piçman.

Ndoshta sezoni i koronës do të mbyllet me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërkohë është regjistruar një rast me SARS-CoV-2 në Brazil, në hemisferën jugore, ku dimri pritet të fillojë.

Të fundit

E fajësuan për humbjen e Harris, George Clooney: Po bëhem kokë turku!

George Clooney mendon se po përdoret si një "kokë turku" në lojën e fajësimit të dikujt apo disave për...

Një copë tortë nga dasma e Mbretëreshës Elizabeth shitet për 2,800 dollarë

Një pjesë "shumë e rrallë" e tortës 77-vjeçare e shërbyer në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip u shit për 2,200£ (2,800...

WhatsApp sjell veçorinë e re për mesazhet “draft”

WhatsApp njoftoi se po shfaqte një veçori draft mesazhesh për iOS që do të jetë e disponueshme për përdorim gjatë javëve të ardhshme. Funksioni i...

Mesazhi i Melania për amerikanët pas fitores së Donald Trump

Pas fitores së bashkëshortit të saj Melania Trump iu drejtua amerikanëve përmes një mesazhi në rrjetet sociale. “Shumica e amerikanëve na kanë besuar këtë përgjegjësi...

Kura me qumësht për duar të buta, si ta përdorni

Lëkura qoftë ajo e duarve apo e pjesëve të tjera të trupit, në shumë njerëz ka tendencën për t’u tharë si pasojë e ndikimeve...

Lajme të tjera

Web TV