Liverpool është rikthyer në shina. Pas një nisje jo të mirë të Premier League, ekipi i Jurgen Klopp di si të ringrihet dhe e bën diçka të tillë ndaj rivalit direkt për titull, Manchester Cityn, duke e mposhtur 1-0.
Pjesa e parë do shihte një dominim të lehtë të Cityt, skuadër e cila do ia dilte të gjuante në kuadratin e portës plot 3 herë.
Në minutën e 49-të, Salah do dilte i vetëm përballë me portierin dhe do gabonte.
“Qytetarët” do “tundnin rrjetën” me Foden në minutën e 53-të, por goli do anulohej për shkak të një faulli.
Erling Haaland provoi të zgjidhë gjithçka vetë në minutën e 64-të, goditja e tij nuk do shkonte në fundin e rrjetës.Sfida ishte e bllokuar në shifrat e bardha dhe të dyja skuadrat ruheshin që të mos pësonin gol.
20 minuta nga fundi, sërish “Faraoni” Salah protagonist, me egjiptianin që këtë herë gjuan keq pas një rrëshqitje. Gjithsesi, e 3-ta e vërteta do vinte për yllin e Liverpool, pasi do finalizonte me sukses çerek ore nga fundi. Rezultati do ruhej deri në fund, me vendasit që do merrnin në shtëpi 3 pikë jetike.