Niko Komani flet me shifra: Ja sa kushton stilimi i një VIP-i shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stilisti Niko Komani është mjaft i pëlqyer nga personazhet e njohur të ekranit apo edhe nga artistët të cilët i besojnë atij shpeshherë look-un e tyre në daljet publike, klipet muzikore apo edhe evente të mëdha.

Por sa kushton “stilimi i një VIP-i” nga Niko Komani? Kjo ishte pyetja që iu drejtua stilistit gjatë ditës së sotme, teksa ai ishte në një intervistë në emisioni “Breaking.”

Niko fillimisht përmendi disa emra me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh, ndërsa veçoi edhe veshjen e Ronela Hajatit në “Eurovision” si shumë të shtrenjtë. I pyetur për shifra, stilisti tha se varet nga projekti që do të realizohet, por nëse flasim me shifra, flasim gjithmonë për mbi “5000-6000.”

Mes të tjerash Niko Komani u pyet edhe në lidhje me planet e tij jashtë kufinjve të Shqipërisë.

“Shumë kërkesa ka patur nga shtete të huaja për bashkëpunim, të paktën nga ata njerëz që unë arrita të njoh dhe të kem kontakt kur isha në Itali por ëndrra ime për tani është që të bëj diçka më të madhe se kaq”- tha Niko.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për “Prive”, Niko u pyet për emrat e artistëve me të cilët do të donte gjithmonë të punonte. Ai veçoi emrat e këngëtarve Tuna Sejdiu dhe Ronela Hajatit.

Të fundit

Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

45 civile shqiptare, ne mesin e te cileve femije, gra e te moshuar u vrane me 15 janar te...

“Kam ardhur për qejf”, kryetari i Frymës së Re Demokratike paraqitet në SPAK

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk dihen arsyet pse është thirrur...

Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje. 63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar...

Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi

Një nga raketat e lëshuara gjatë 24 orëve të fundit nga rebelët jemenas Houthi kundër Izraelit teksa rrëzohet nga sistemi i mbrojtjes ajrore i...

6 arsye pse vezët janë një domosdoshmëri e përditshme

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, atëherë vezët janë gjithashtu jo shumë larg në koeficientin e tyre shëndetësor, pasi ato jo...

Lajme të tjera

Web TV