test

“I dëbuar”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fokusi i mediave sportive për ditën e sotme kthehet nga Spanja, aty ku Barcelona gjen fitoren pas dy zhgënjimeve. Ekipi katalanas e mbylli sfidën ndaj Villareal që në pjesën e parë, me polakun Lewandowski që shënoi dy gola dhe me Ansu Fatin që shënoi të tretin.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport hapet me strategjitë e Gerry Cardinale : “Super Milani im”, për rritjen dhe zhvillimin e kuqezinjve në të gjitha drejtimet.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 21/10/2022

“Formula Kean” është titulli i Corriere dello Sport. Juve sfidon Empolin dhe këmbëngul për sulmuesin e ri.Prima Pagina Corriere dello Sport 21/10/2022

Tuttosport, hapja i kushtohet Juventusit sonte: “Uria për Vlahovicin”. Sulmuesi dëshiron të tërheqë ekipin e tij dhe të rifillojë të shënojë vazhdimisht.Prima Pagina Tuttosport 21/10/2022

Në Spanjë, Sport hapet me leksionin e Barçës 3-0 në La Liga: “Kjo Barça po”. Reagon skuadra Blaugrana me një fitore brilante ndaj Villarrealit në Camp Nou. Ndryshimet e Xavi hyjnë në fuqi dhe Lewandowski është sërish vendimtar me dygolësh.Prima Pagina Sport 21/10/2022

Në Britani, Mirror Sport nxjerr në pah Ronaldon dhe acarin e ri me Manchester United: “I dëbuar”. Përjashtohet nga skuadra e ekipit të parë. Ten Hag e urdhëron atë të stërvitet vetëm.Prima Pagina Mirror Sport 21/10/2022

“Sfida Botërore” ka shkruar prestigjiozja Marca. Madridi dëshiron të mbetet i pamposhtur në gjashtë ndeshjet që kanë mbetur para pushimit. Në Champions League duhet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë.Prima Pagina Marca 21/10/2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet gjithashtu me fitoren e Barçës: “Po, mundeni”. Lewandowski i kthen besimin që kërkoi Xavi dhe i hap rrugën një fitoreje bindëse.Prima Pagina Mundo Deportivo 21/10/2022

Të fundit

Përfshihet nga flakët një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshimet e para

Mesditën e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Mësohet se makina është...

Kampionati evropian, kush na e fryu tullumbacen ne shqiptarëve mor aman?

Nga Leonard Veizi Se kush i fryu shqiptarët, e i bëri t’u gënjente mendja se mund të fitonin Kampionatin Evropian të Futbollit 2024, i raftë...

50 Cent: Hakeri ka bërë 300 milionë dollarë duke përdorur llogarinë e tij

Muzikanti amerikan i repit Fifty Cent (50 Cent) pretendon se hakerët, kanë abuzuar me llogarinë e tij të tregtimit të kriptomonedhave dhe kanë fituar...

IKMT nis aksionin, ja lista e objekteve pa leje që do të shemben (Video)

Në kulmin e sezonit turistik, IKMT  ka nisur aksionin për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në Vlorë. Mësohet se ndërtesat do të shemben në...

Arsyet e forta pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës – Çfarë duhet të bëni?

Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm. 7 Arsyet Përse Ndiheni Të...

Lajme të tjera

Web TV