Sipas planeve të Hitlerit, në vitet 1939 dhe 1940, Suedia ishte një nga objektivat kryesorë të pushtimit, për shkak të minierave të shumta të hekurit.
Por fillimisht, plani fillestar i pushtimit të rajonit skandinav ishte Danimarka dhe Norvegjia për arsye të ndryshme si zonat e përshtatshme strategjike për bazat shtesë të operacioneve për Kriegsmarine (Marina Gjermane).
Plani fillestar i pushtimit në rajonin skandinav i hartuar nga OKW (“ Oberkommando der Wehrmacht ” Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura) ishte të pushtonte të tre vendet njëri pas tjetrit duke e ditur se ushtria gjermane do të përballej me një forcë të vogël.
Sipas planit, ata do të merrnin gjithashtu mbështetje nga kolona e pestë e norvegjezëve pro-nazistë të udhëhequr nga Vidkun Quisling.
Ndryshimi i planit origjinal të hartuar nga OKW ndodhi kur u zhvillua një takim i madh i stafit me drejtues të ndryshëm të OKW dhe Hermann Goering, kreu i Luftwaffe (Forca Ajrore Gjermane) në atë kohë.
Arsyeja pse ai mori pjesë në takim ishte për t’u informuar mbi rolin e forcave ajrore në Operacionin Weserubung, pasi sulmi në Skandinavi ishte i koduar. Kur Hermann dëgjoi se Suedia ishte një nga vendet e synuara, ai u largua menjëherë nga takimi dhe shkoi menjëherë te Hitleri për të kërkuar që Suedia të mos sulmohej.
Hermann Goring cilësohej si krahu i djathtë i Hitlerit nga shumë historianë, kjo sepse Hitleri e pëlqente atë për shkak të figurës së fortë që e karakterizonte si anëtar politik në Partinë Naziste.
Hermann Goring ishte gjithashtu kreu i Luftwaffe, Forca Ajrore Gjermane e Luftës së Dytë Botërore. Ai ka shërbyer si pilot në Luftën e Parë Botërore dhe ende konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të shekullit të 20-të.
Çdo ushtar nga Rajhu i Tretë ishte i frikësuar nga Hermann për personalitetin e tij dhe aftësitë në fushën e betejës. Arsyeja pse Hermann nuk donte që Suedia të sulmohej ishte për shkak të marrëdhënieve të tij të gjata me Suedinë dhe politikanët e saj.
Disa vite pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ai u martua me një suedeze të quajtur Carin von Kantzow. Ai ishte aq i dashuruar me të dhe vendin e saj, saqë edhe rezidencën e tij në Berlin e quajti për nder të saj (Carinhall).
Gjatë kësaj kohe ai krijoi shumë marrëdhënie në formën e miqësive për të cilat ai premtoi nëse do të fillonte Lufta e Dytë Botërore, neutraliteti i Suedisë do të respektohej.
Vendimi i Hitlerit
Kur Hermann bisedoi me Hitlerin në lidhje më këtë çështje, në fillim, Hitleri nuk pranoi pasi e dinte se sa të rëndësishme ishin minierat e mineralit të hekurit në Suedi për prodhimin e vazhdueshëm të armëve, në atë moment Hermann e kërcënoi Hitlerin se do të jepte dorëheqjen.
Hermann ishte shumë më i vlefshëm jo vetëm për Hitlerin, por edhe për suksesin e Rajhut të Tretë, prandaj Hitleri urdhëroi OKW të përjashtonte Suedinë nga planet e pushtimit.
Në të njëjtën kohë, britanikët po planifikonin të pushtonin Narvik (pjesa veriore e Norvegjisë) dhe Kiruna (pjesa veriore e Suedisë) me qëllim që të ndalonin Suedinë të shiste ose transportonte xeherorë hekuri në Gjermani.
Falë gjermanëve që pushtuan të parët Norvegjinë, ata e kursyen edhe një herë Suedinë nga lufta. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pas urdhrave të Hitlerit për të mos pushtuar Suedinë.
Suedia duhet t’i jetë mirënjohëse Hermann Goering-ut.
Në fakt, marrëdhëniet e tyre me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore u sollën atyre një përfitim të jashtëzakonshëm pasi ata ndërtuan një ekonomi të fortë falë eksportit me gjermanët, si dhe fakti që ata nuk duhej të ri-investonin në infrastrukturë pasi shumica e vendeve ishin të prekura nga lufta e Dytë Botërore./History of Yesterday